Emërimi nga KLGJ i 5 anëtarëve në Apel, skandali që shemb Reformën në Drejtësi

Ina Rama, Sokol Çomo, Mimoza Tasi  u emëruan gjyqtarë Apeli, ndërsa në faqen zyrtare të KLGJ-së u publikuan vetëm vendime të pa arsytuara. Juristët ngrenë pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e procedurës. Ata ishin pjesë e institucionit që shqyrtoi ankimet dhe vulosi fatin profesional të dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pikërisht kjo ka ushqyer perceptimin se kemi të bëjmë me një “qokë” politike ndaj njerëzve që për vite ishin në qendër të reformës në drejtësi duke u graduar gjyqtarë Apeli, madje pa e kaluar vettingun

Skandali që shemb Reformën në Drejtësi: KLGJ emëroi   5 anëtarët e KPA në Apel, pa vendime të arsyetuara

 Natasha Mulaj, Ina Rama, Sokol Çomo, Mimoza Tasi dhe Albana Shtylla u emëruan gjyqtarë Apeli, ndërsa në faqen zyrtare të KLGJ-së u publikuan vetëm vendime të pa arsytuara. Juristët ngrenë pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e procedurës…

NOA

Pesë anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, institucioni që për vite vendosi fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në procesin e Vettingut, janë emëruar gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.Bëhet fjalë për Natasha Mulajn, Ina Ramën, Sokol Çomon, Mimoza Tasin dhe Albana Shtyllën.Deri këtu, procedura mund të dukej normale. Por problemi nis pikërisht te mënyra se si është kryer emërimi.Në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor është publikuar vetëm njoftimi për shtyp dhe vendimet përkatëse. Sipas dokumenteve të publikuara, këto vendime nuk përmbajnë arsyetimin mbi të cilin është mbështetur vendimmarrja.Kjo ngre një pyetje themelore.

Ata ishin pjesë e institucionit që shqyrtoi ankimet dhe vulosi fatin profesional të dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tani janë rikthyer vetë në sistem, këtë herë si gjyqtarë Apeli.Pikërisht kjo ka ushqyer perceptimin se kemi të bëjmë me një “qokë” institucionale ndaj njerëzve që për vite ishin në qendër të reformës në drejtësi.

A mund të prodhojë pasoja juridike një akt administrativ që nuk është i arsyetuar?Sipas parimeve të së drejtës administrative, arsyetimi nuk është formalitet. Ai është pjesë përbërëse e aktit administrativ. Pikërisht arsyetimi u jep palëve mundësinë të kuptojnë mbi çfarë baze është marrë vendimi dhe të ushtrojnë të drejtën e ankimit.

Në praktikën normale administrative, një vendim i arsyetuar, i nënshkruar dhe i vulosur u njoftohet palëve, të cilat kanë afatin ligjor për ta kundërshtuar. Vetëm pasi ky afat përfundon ose pasi shqyrtohet ankimi, vendimi hyn në fuqi dhe ekzekutohet.

Në këtë rast, sipas kritikëve të procedurës, ndodhi e kundërta.Pasoja juridike u prodhua menjëherë. Pesë anëtarët e KPA-së u emëruan gjyqtarë Apeli, ndërsa vendimet e arsyetuara mungojnë.Kjo ngre një tjetër pikëpyetje.Nëse arsyetimi hartohet pas emërimit, a kemi të bëjmë ende me të njëjtin akt administrativ, apo me një përpjekje për të justifikuar një vendimmarrje që ka prodhuar tashmë efektet e saj?Debati bëhet edhe më i fortë për shkak të rolit që këta pesë gjyqtarë kanë pasur në procesin e Vettingut.Ata ishin pjesë e institucionit që shqyrtoi ankimet dhe vulosi fatin profesional të dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tani janë rikthyer vetë në sistem, këtë herë si gjyqtarë Apeli.Pikërisht kjo ka ushqyer perceptimin se kemi të bëjmë me një “qokë” institucionale ndaj njerëzve që për vite ishin në qendër të reformës në drejtësi.Nëse këto pretendime rezultojnë të bazuara, atëherë problemi nuk lidhet vetëm me pesë emra. Problemi lidhet me vetë standardin që KLGJ kërkon nga të gjithë gjyqtarët, por që duhet ta zbatojë para së gjithash ndaj vetes.Sepse reforma në drejtësi u ndërtua mbi një premtim themelor: askush nuk është mbi ligjin.Nëse ky standard nuk respektohet nga vetë institucionet që administrojnë sistemin, atëherë pyetja nuk është më vetëm juridike.Është pyetje për besueshmërinë e gjithë reformës.