Zbardhet pasuria e Engjëll Agaçit/ Apartament në Romë, mijëra euro dhuratë dhe llogari të majme, ja milionat e sekretarit të Ramës

24

Që kur hyri në Kryeministri ai ka pasur 2 apartamente, një në Tiranë e një në Romë, teksa ka prenotuar dhe një në Palasë, por më pas u tërhoq nga ky apartament. Ajo që bie në sy është se Agaçi dhe bashkëshortja e tij nuk kanë investuar në pasuri të patundshme më pas, por kanë para të madhe në llogaritë e tyre bankare. Bëhet fjalë për miliona e miliona lekë të shtuara çdo vit.

Sigal

Telegraf.al / Zbulohet pasuria e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi. Bëhet fjalë për njeriun kyç të të gjitha akteve që ka miratuar kjo qeveri. Ai është njeriu në hije që përgatit çdo aferë të kësaj qeverie. Emri i tij është lakuar fortë te skandali me inceneratorët. Por ai deri më sot nuk është përballur me drejtësinë. U fol madje se Rama e ka shkarkuar, por Agaçi ja doli të qendrojë aty pasi askush nuk e bën më mirë se ai këtë punë. Jo të gjithë marrin përsipër të firmosin të tilla afera.

Në kuadër të deklarimeve që ka bërë në ILDKPKI, po publikohet pasuria e Agaçit që nga viti 2013 sipas pamfleti. Që kur hyri në Kryeministri ai ka pasur 2 apartamente, një në Tiranë e një në Romë, teksa ka prenotuar dhe një në Palasë, por më pas u tërhoq nga ky apartament.

Ajo që bie në sy është se Agaçi dhe bashkëshortja e tij nuk kanë investuar në pasuri të patundshme më pas, por kanë para të madhe në llogaritë e tyre bankare. Bëhet fjalë për miliona e miliona lekë të shtuara çdo vit.

Po ashtu, bashkëshortja e tij ka deklaruar dhe 30 mijë euro dhuratë nga nëna e saj, teksa Agaçi në një rast ka marrë dhe hua. Gjithashtu ai ka deklaruar fitime të majme nga dhënia me qira e apartamentit në Romë.

Deklarimi pasuror i Engjëll Agaçit

Viti 2013

– Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 114.3 m2 në Tiranë, blerë më 28.12.2010 me të ardhurat nga punësimi si jurist në Romë, Itali, vlera 8 915 400 lekë.

-Pronar me 100 % i një apartamenti banimi 4+1+1 në Romë, blerë më 30.11.2004 me kredi të marrë në UniCredit më 30.11.2004, vlera 140 000 euro.

-Akt marrëveshje dt. 29.12.2010 për përfitimin e 100 m2 apartament banimi, në fshatin Qeparo, vlera 100 000 Euro e parapaguar

-Gjendja e llogarisë bankare në Banca Mediolanum, 5 699 Euro.

-Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga punësimi i dy bashkëshortëve, 357 710 Euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 258 Euro.

-Gjendja cash, të ardhura nga punësimi në Romë, Itali 30 000 Euro.

-Kredi bankare për blerje apartamenti në Romë, marrë në UniCredit më 30.11.2004. Detyrimi i mbetur pashlyer 126 545 Euro.

-Bashkëshortja, Znj. Monika Agaçi, gjendja cash, 10 000 Euro.

-Bashkëshortja, Znj. Monika Agaçi, pronare me 100 % e një autoveture tip ‘Chevrolet Matiz’ e vitit 2006, blerë më 06.06.2006 në Itali me kredi të marrë dhe të shlyer nga institucioni financiar AGOS spa, Itali, vlera 12 000 Euro.

Viti 2014

-Të ardhura neto si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, 1 343 006 lekë.

-Të ardhura neto nga pjesëmarrja si nënkryetar në Bordin Drejtues të INSIG, 486 000 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Monika Agaçi, të ardhura nga punësimi si këshilltare e drejtorit të një banke të nivelit të dytë (10.03.2014 – 31.12.2014), 999 201 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në bankën Mediolanum, llogari përmes së cilës paguhet kredia në institutin financiar, Mediolanum, 4 207.55 euro, shtuar me 1 613.55 Euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 337 Euro, shtuar me 983 Euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 928 205 lekë, shtuar me 928 205 lekë.

-Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 342 098 Euro, pakësuar me 15 611 Euro.

-Kredi bankare për blerje apartamenti marrë më dt. 30.11.2004 në institutin financiar UniCredit. Detyrimi i shlyer, 9 355.82 Euro, detyrimi mbetur i pashlyer, 114 085 Euro.

– Bashkëshortja, Znj. Monika Agaçi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 782 719 lekë.

Viti 2015

-Të ardhurat neto nga punësimi si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, 1 328 278 lekë.

-Të ardhurat neto si ekspert seminari në Shkollën e Magjistraturës, 23 592 lekë.

– Të ardhurat neto nga pjesëmarrja si nënkryetar në Bordin Drejtues të INSIG, 459 000 lekë.

-Të ardhurat neto nga pjesëmarrja si anëtar i Bordit Drejtues të Aviacionit Civil, 353 000 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Monika Agaçi, të ardhurat nga punësimi si këshilltare e drejtorit të Bankës Credins, 1 482 416 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në Banca Mediolanum, shtuar me 561 Euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 653 Euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 568 048 lekë.

-Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 20 011 Euro.

-Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 519.81 lekë.

-Shitja e një apartamenti banimi në Tiranë, blerë më 28.12.2010, shitur më 28.05.2015, vlera 59 593 Euro.

-Revokim më datë 06.02.2015 i akt-marrëveshjes së lidhur më 29.12.2010, për përfitimin e një apartamenti banimi 100 m2 në fshatin Qeparo me vlerë 100 000 euro.

-Hua e marrë nga prindi i bashkëshortes më 16.02.2015, 25 000 Euro transferuar me bankë.

-Kredi bankare për blerje apartamenti marrë në institutin financiar UniCredit më dt. 30.11.2004. Detyrimi i shlyer, 9 316 Euro, detyrimi mbetur i pashlyer, 108 567.82 Euro.

-Bashkëshortja, Monika Agaçi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 341 052.71 lekë.

– Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 30 021.65 Euro, dhuruar nga e ëma llogari e përbashkët.

Viti 2016

Të ardhurat neto nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, 1 321 080 lekë.

Të ardhurat neto nga pjesëmarrja si nënkryetar në Bordin Drejtues të INSIG, 191 250 lekë.

-Të ardhurat neto nga pjesëmarrja si anëtar i Bordit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, 211 905 lekë.

-Të ardhurat neto nga pjesëmarrja si anëtar i Këshillit Drejtues të AKBN-së, 110 160 lekë.

-Bashkëshortja, të ardhura nga puna si këshilltare e drejtorit të bankës…, 1 585 510 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në bankën Mediolanum, llogari përmes së cilës paguhet kredia në institutin financiar Mediolanum, pakësuar me – 1 407.85 Euro.

– Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 33 691 Euro.

– Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 140 711.89 lekë.

– Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 7 954 Euro.

– Gjendja e depozitës në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 430.88 lekë.

– Kredi bankare për blerje apartamenti marrë në institutin financiar UniCredit më dt. 30.11.2004. Detyrimi i shlyer, 9 195.74 Euro, detyrimi mbetur i pashlyer, 105 490 Euro.

– Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 083 198.66 lekë.

-Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare, e përbashkët me nënën, 50 % secila, shtuar me 1 275.51 Euro.

-Shpenzime për larjen e huasë marrë te prindi i bashkëshortes, shlyer plotësisht, vlera 25 000 Euro.

Viti 2017

-Llogari bankare, pakësuar me 2811 Euro

-Llogari bankare, +14.499 Euro

-Llogari bankare, -1.853.631 lekë

Gjendje CASH, pakësuar 13.000 euro

-Të ardhurat neto nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, 1.681.285 lekë.

-Të ardhurat neto nga pjesëmarrja si anëtar i Bordit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, 23.545 lekë,

-Të ardhurat neto nga pjesëmarrja si anëtar i Këshillit Drejtues të AKBN-së, 89.760 lekë.

-Bashkëshortja, të ardhurat nga puna si këshilltare e drejtorit të bankës…, 1.675.345 lekë.

-Të ardhurat nga qiraja e apartamentit në Romë, 16.200 Euro

-Interesa bankare, 385.22 Euro

-Bashkëshortja, pakësim llogarie 649.808 lekë

-Bashkëshortja depozitë, 1.275 Euro

-Bashkëshortja depozitë, 4.000.000 lekë

Viti 2018

-Llogari bankare shtuar me 482.258 lekë

-Llogari bankare shtuar me 14.311 Euro

-Para Cash- 11.000 Euro

-Të ardhura nga paga, 1.700.773 lekë

-Paga e bashkëshortes si këshilltare e drejtorit të një banke, 1.718.668 lekë

-Qiraja e apartamentit në Itali, 21.600 Euro

-Bashkëshortja, llogari e shtuar me 1.336.893 lekë

-Bashkëshortja depozitë 1.275 Euro

Viti 2019

-Llogari bankare, -490 Euro

-Llogari bankare,-1.268.540 lekë

-Depozitë, pakësim 559 Euro

-Llogari e shtuar me 8.066 Euro

-Paga, 1.715.954 lekë

-Paga e bashkëshortes, 3.684.505 lekë

-Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Romë, 21.600 Euro

-Bashkëshortja llogari të pakësuar me 2.136.700 lekë

-Bashkëshortja llogari të pakësuar me 2.554 Euro

-Bashkëshortja fond investimi, 4.800.000 lekë

-Bashkëshortja llogari të shtuar me 8.093 Euro

Viti 2020

-Llogari bankare të shtuar me 512.321 lekë

-Llogari bankare të pakësuar me 298.164 lekë

-Llogari bankare të shtuar 2.133 Euro

-Paga në Kryeministri, 1.687.259 Euro

-Paga e bashkëshortes, 9.352.360 Euro

-Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Itali, 16.200 euro

-Të ardhura nga interesa bankare, 10.475 Euro

-Bashkëshortja, llogari 1.352.776 lekë

-Bashkëshortja, llogari bashkë me nënën, 1.275 Euro

-Llogari banakre në Euro, 47.640 Euro