Ja 40 koncesionet top-sekret që ka zhvatur oligarkia e lidhur me zyrtarët e shtetit

27

Pse mbahen të fshehta kontratat në Shëndetësi, Investimet Strategjike, HEC-et, “Kartat, Pasaportat, Inceneratorët, Minierat, AKSH-i , ofshorët , mirëmbajtjet e sektorëve të ndryshëm etj?

Sigal

Telegraf.al / Në kontratat koncesionare, të cilat janë shtuar dukshëm vitet e fundit, po rezulton që kompanitë private janë të mbrojtura dhe të gjithë rrezikun po e merr përsipër shteti. Të tilla janë koncesionet në shëndetësi, kontrollit shëndetësor, inceneratorëve, kompanive offshore, zonave turistike, bregdetit etj., ku kompania private janë paguar dhe për shërbime, që ajo nuk i ka realizuar, duke garantuar fitime të qëndrueshme për gjithë periudhën e koncesionit.

Ja 40 koncesione, kontratat e të cilëve janë mbajtur sekret dhe që duhet të rihapen se mbi çfarë kriteresh janë dhënë dhe a ka ortakë të tjerë pas tyre?!

  1. Kontrata e koncesionit për Kontrollin doganor të importit të cigareve nga V. Nushi
  2. Kontrata e koncesionit për shërbimin në sportelet e Hipotekave nga V. Nushi
  3. Kontrata e koncesionit për Laboratorët Mjekësorë, firmosur nga M. Ekonomi
  4. Kontrata e koncesionit për Hemodializën
  5. Kontrata e koncesionit për Sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale
  6. Kontrata e koncesionit për Urgjencat Mjekësore
  7. Kontrata e koncesionit për Mirëmbajtjen e Pajisjeve Mjekësore
  8. Kontrata e koncesionit për Parkimin e Automjeteve në QSUT
  9. Kontrata e koncesionit për Rimbursimin e Ilaçeve
  10. Kontrata e koncesionit për Evadimin e Mbetjeve Spitalore
  11. Kontrata e koncesionit për Ushqimin dhe Shërbimin e Lavanderisë në Spitale
  12. Kontrata e koncesionit për evadimin e Mbetjeve Spitalore
  13. Kontrata e koncesionit për aksionarët e Inceneratorëve dhe offshorët
  14. Kontrata e koncesionit për ndërtim HEC-i në Poçem
  15. Kontrata e koncesionit për Importin e Plehrave
  16. Kontrata e koncesionit për Lotarinë Kombëtare
  17. Kontrata e koncesionit për Resortin Turistik në Bregdet, firmosur nga Milva Ekonomi
  18. Kontrata e koncesionit për Regjistrin Elektronik Mjekësor
  19. Kontrata e koncesionit për Protezat Ortopedike
  20. Kontrata për koncesionin e “BUNK-ART”
  21. Kontratat për koncesionet e 5 kalave
  22. Kontrata koncesionit “San Leon” për kërkimin e naftës në Detin e Durrësit
  23. Kontrata e koncesionit për Stadiumin e ri të Tiranës
  24. Kontrata e koncesionit për Radiolokacionin (vëzhgimin ajro ushtarak”
  25. Kontrata e koncesionit për transportin Ajror Ndërkombëtar
  26. Kontrata e koncesionit për administrimin e Muzeut “Shtëpia e Gjetheve”
  27. Kontrata e koncesionit për Pullat fiskale
  28. Kontrata e koncesionit për ngjyrosjen e karburanteve
  29. Kontrata e koncesionit për prodhimin e pasaportave dhe Kartave të identitetit
  30. Kontrata e koncesionit për Kolaudimin e Automjeteve
  31. Kontrata e koncesionit për riparimin e automjeteve qeveritare
  32. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e minierave të bakrit
  33. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e minierës së kromit në Bulqizë
  34. Kontrata e koncesionit për import-përpunimin e Skrapit
  35. Kontrata e koncesionit për 4 HEC-et e blera prej “KURUM”
  36. Kontrata e koncesionit për ish-kombinatin metalurgjik “KURUM”
  37. Kontrata e koncesionit për shitjen e “ALBTELEKOM”
  38. Kontrata e koncesionit për impulset telefonike të zonave rurale “HERMES”
  39. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e naftës nga “Petrolifera”
  40. Kontrata e koncesionit për shërbimin SICPA (Lufta ndaj evazionit fiskal)

 

Në lidhje me PPP-në e Check-up shtrohen disa pyetje për Arben Ahmetajn në arrati, për SPAK-un në Shqipëri, për  ministrin Beqaj, znj. Milva Ekonomi, znj. Vilma Nushi dhe më lartë dhe për të plotësuar hetimin e thelluar:

Kujt ju ofrua fillimisht?

Pse u anullua?

Pse përfunduan kërkesat në Spanjë ?

Pse fillimisht u planifikua për 5 vjet dhe pastaj u ndryshua për 10 vite ?

Sa është kostua e reagentëve dhe kiteve ?

Po e pajisjeve ?

Pse u ulë dyshemeja dhe tavani i moshës pasi ishte miratuar kontrata fillestare ?

A janë hapur qëndra të reja në qarqe?

Sa ndikon marja e analizave nga rrethet dhe sjella në laboratorët e Tiranës?

Këto dhe të tjera pyetje besojë se do marin përgjigje në kohën e duhur. Kur ata shtetarë që e gatuan nuk do të jenë më në ato poste.