Zgjedhjet e 25 prillit/ OSBE-ODIHR: Do sjellim 274 vëzhgues

32
Sigal

OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak të vlerësimit të nevojave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për të ndjekur procesin në Shqipëri do të vijnë 24 vëzhgues afatgjatë si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për ditën e procesit të votimit dhe numërimit në të gjithë vendin.

Në raport theksohet se është me rëndësi një mision vëzhgimi i plotë në të gjithë vendin për të kontrolluar zbatimin e rishikuar të ligjit, përfshirë identifikimin biometrik të votuesve, si do të zbatohet në praktikë.

“Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore siguruan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent” thuhet në raport.

Në dokumentin e publikuar nga ODIHR evidentohet shqetësimi i ngritur nga opozita për vëzhgimin e periudhës parazgjedhore por edhe përdorimin e burimeve shtetërore.