Padia e Ramës për shpifje, avokatët e Ristanit kërkojnë pushimin e çështjes

480
Një tjetër seancë gjyqësore në Gjykatën Lartë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Arben Ristani ka përfunduar paraditen e sotme. Në këtë seancë u paraqitën konkluzionet përfundimtare, ndërsa të pranishëm në sallë nuk ishin as Rama, as Ristani por vetëm avokatët e tyre mbrojtës.
Avokatja e kryeministrit, ka kërkuar nga gjykata që deputeti i PD¬-së, Arben Ristani të dënohet për shpifje. Mbrojtja e Ristanit kërkoi sërish pushimin e çështjes me pretendimin se deputeti ka folur në emër të forcës politike që përfaqëson, Partisë Demokratike. 
Sipas avokatit të tij, Ivi Kaso, Ristani duhet të shpallet i pafajshëm. Kryeministri Rama kërkon 3 milionë lekë shpërblim për shpifje dhe fyerje nga Edi Paloka.
Sigal