Xhelal Mziu: Qytetarët pa ujë, ujësjellsat streha ku punësohen patronazhistët

157
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu në një status në rrjetin social Facebook është shprehur se: Në buletinin e ERRU thuhet që Kamza furnizohet 24 orë me ujë, por realiteti është totalisht ndryshe. Pavarësisht financimit nga BB dhe qeveria Gjermane dhe ajo e Zvicrës, akoma nuk ka mbaruar faza e dytë e këtij projekti. Ndërsa faza e tretë as që çohet në mend…
Statusi i plotë…
Të dashur Qytetarë!
Qëllim kryesor ERRU në bazë të ligjit ka të mbrojë interesat publike dhe ligjore në sektorin e furnizimit me ujë të qytetarëve.
Megjithë vlerësimin profesional ndaj drejtuesit të këtij institucioni, raporti, nuk tregon gjëndjen reale dhe fsheh problemet shqetësuese të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët shqiptarë.
Kjo normalisht jo për faj të tij.
Edi Rama, në fushatën elektorale të vitit 2013-të ndër shumë premtime me të cilat i mori votat shqiptarëve, dha edhe premtimin që “brenda mandatit 4-vjeçar nuk do të ketë familje pa ujë të pijshëm dhe nuk do të ketë parcelë pa ujë vaditës”.
Kaluan 4, 8, dhe po kalon edhe viti i 9 dhe Edi Rama nuk e ka mbajtur premtimin.
Madje edhe në fushatën e vitit 2021 doli para shqiptarëve me po të njëjtin premtim: Ujë të pijshëm.
Premtim ky që bëhet pas dy mandate qeverisje, kur vendet e tjera me shumë më pak burime se ne, ujin e pijshëm e kanë çështje të tejkaluar me kohë.
Edi Rama dhe qeveria e tij mashtruan shqiptarët sa për tu marrë votat dhe nuk e mbajtën premtimin dhe shumicën e premtimeve elektorale të 2013 e jo vetëm.
Para janë dhënë shumë për sektorin e ujit.
Miliona euro të hedhura kot.
Pse kot do thoni ju?
Pjesa më e madhe e fondeve janë bërë pre e tenderëve korruptivë dhe investime joefiçente që e kanë lënë krejtësisht të amortizuar këtë sektor jetik.
Po ERRU çfarë ka bërë përballë kësaj situate të rëndë?
Faktet tregojnë se ERRU nuk e ka luajtur rolin e saj ndër vite në disa drejtime.
Miratimi i tarifës së ujit në shumicën e rasteve nuk respekton koston reale, por vendoset sipas oreksit të UK apo Bashkisë përkatëse.
Shembulli tipik është UKT, që në 13 vitet e fundit ka 4-fishuar tarifën e ujit duke mos respektuar koston reale të saj.
Kemi një disporpocion të zhdrejtë sot në Shqipëri, ku një pjesë e qytetarëve dhe Bashkive furnizohen 24 orë me ujë e një pjesë tjetër furnizohen 30 minuta apo pa ujë fare.
Problematika e konstatuara për ujin!
– Mbulimi me ujë.
Kemi një përkeqësim të furnizimit me ujë nga 79% që ishte në vitin 2016, në vitin 2021 është vetëm 77% madje kjo është një shifër e fryrë dhe jo reale.
Mjafton të sjellim në vëmendje bashkinë Dibër, ku kemi një situatë katastrofike. Vetëm 30 min ujë në 24 orë në qytet dhe të gjitha njësitë administrative pa sistem të furnizimit me ujë, ndoshta ndonjë tek tuk me çezma publike fshati.
– Mbulimi me kanalizime.
Është vetëm 51,9%.
Jemi përballë një situate katastrofike.
Mjafton të shohësh kryeqytetin, ku lumi Lana që kalon në mes të kryeqytetit dhe ujërat e zeza që derdhen në të shërbejnë si “parfum” për qytetarët, imagjinoni çfarë ndodhë në qytete të tjera.
Në Tiranë nuk ka një impiant të përpunimit të ujërave të zeza dhe pse kishim një financim të qeverisë Japonez ose JACA që duhet të kishte mbaruar që para 2-3 vitesh totalisht. Ky projekt ka ndaluar dhe aty nuk po punohet më.
Ka 7 vite që u bllokua nga ana Juaj në mënyrë korruptive dhe për pasojë jo vetëm që nuk e përfituam këtë impiant, por së shpejti do të kemi dhe një faturë të majme nga, kompania zbatuese në arbitrazh.
Pra, projekti nuk mbaroi, Tirana mbeti oaz i ujërave të zeza dhe miliona euro ndëshkim për veprimet korruptive të qeverisjes tuaj.
– Mbulimi i kostove operative dhe të mirëmbajtjes!
Kemi një përkeqësim të frikshëm në 6 vitet e fundit të këtij treguesi
Vetëm 75% e kostos totale mbulohet nga të ardhurat e ndërmarrjeve.
Sikur të mos mjaftojë kjo, në këtë vit ky tregues do të përkeqësohet më tej për shkak të liberalizimit të çmimit të energjisë elektrike dhe UK-të do ta blejnë energjinë elektrike me çmim të liberalizuar e jo të rregulluara nga ERRE.
Pra me tarifa gati 3 herë më të larta se më parë, ku rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen tarifës së ujit.
E thënë troç: barrë e rëndë shtesë për qytetarët shqiptarë që sot përballen me krizën e rritjes së çmimeve të produkteve të shportës, karburantit dhe së shpejti të energjisë.
Është tragjike që një vend që mbytet nga uji dhe burimet e shumta ujore, të paguajë çmimin më të lartë të ujit të pijshëm për qytetarët!
Vetëm Ujësjellësi i Durrësit i detyrohet OSHEE-së mbi 50 milionë euro nga mospagesa e energjisë elektrike.
– Norma e arkëtimit.
Kemi një përkeqësim të jashtzakonshëm në arkëtime me minus 16%.
Nga 92% që ishte në 2016, në vetëm 76% në vitin 2021.
Kuptohet që as investimet, as modernizimi nuk ka luajtur rol pozitiv, çka tregon se është rritur abuzimi, është ulur fuqia blerëse e qytetarëve!
– Humbja e ujit ose uji pa të ardhura.
Është në 65%.
Është rekord në rajon, me gjasa edhe rekord botëror përqindja e ujit të paarkëtuar.
– Efiçenca e stafit!
Në vitin 2021 kishim 5.3 punonjës për 1000 lidhje UK, një tregues mjaft i lartë në raport me UK rajonale dhe europiane.
Me miliona Euro të investuara në këtë sektor nga të ardhurat e UK, nga marrja e kredive, nga buxheti i shtetit dhe pse është avancuar në IT dhe automatizim, përsëri kemi shifra marramendëse, madje ka UK që kanë shifra 25 apo 35 punonjës për 1000 lidhje.
– Kohëzgjatja e furnizimit me Ujë.
Në 6 vite është rritur vetëm 1 orë pavarësisht miliona investime të bëra, ndonëse ngelen shifra të pasakta dhe të pa çertefikuara.
Pra nga premtimi për 24 orë ujë, kemi vetëm 1 orë më shumë.
Dështim total i qeverisë.
Në buletinin e ERRU thuhet që Kamza furnizohet 24 orë me ujë, por realiteti është totalisht ndryshe. Pavarësisht financimit nga BB dhe qeveria Gjermane dhe ajo e Zvicrës, akoma nuk ka mbaruar faza e dytë e këtij projekti. Ndërsa faza e tretë as që çohet në mend. Në këto kushte kemi mijëra familje pa ujë fare dhe asnjë familje që furnizohet me ujë 24 orë!
Standard i vendeve të botës së tretë!
– Investimet e diferencuara.
Shqetësuese ngelet dispropocioni i standarteve midis UK të ndryshme. Kemi ndërmarrje të UK që kanë standarde bashkohore si psh Korça, Lezha, Erseka, Saranda, Pogradeci, e të tjerë që kanë marrë kredi të huaja dhe nga buxheti i shtetit (përjadhtuar Lezha) dhe që kredie e tyre nuk paguhen nga UK apo Bashkia përkatëse, por nga taksat e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, pra dhe nga ato që nuk kanë ujë!
.
Pra për këto qytete paguajnë dhe qytetarët e Dibrës, Tropojës, Matit, Librazhdit, Skraparit, Devollit, Kukësit e mjaft qytetarë të tjerë që skanë ujë e paguajnë për abonentët e UK të tjera.
Të nderuar kolegë,
ERRU duhet të luajë rolin e krijimit të standardeve unike.
Në ndikimin tek qeveria për të bërë investime ekstensive në Bashkitë pa ujë ose pa investime, për të zvogëluar diferencat e furnizimit me ujë në qytete të ndryshme.
Duhet të ndikojë që të hartohen projekte të unifikuara sipas buletinit të çmimeve, jo në emetimin e projekteve korruptive si ato të AKUM që u dhanë në 2020-2021 pa efektivitet dhe me çmime galopante.
Qeveria e rilindjes në bashkpunim dhe me ERRU, synon të krijojë artificialisht ekonominë e shkallës.
Jam për rajonalizimin por dhe për ekonominë e shkallës!
Por, nuk mundet të kemi rajonalizim kur një qytet nuk ka ujë e një ka 24 ore, pra duhet që qeveria të amartizojë me investime konkrete hendekun e krijuar midis UK-ve të ndryshme, pastaj të përdorë ekonominë e shkallës dhe rajonalizimin e saj.
Kjo, do të ndikojë në krijimin e hendekut midis qyteteve të ndryshme dhe në shpopullimin e zonave rurale.
Shembujt e krijimit të drejtorive rajonale me më shumë se në një qark si në Drejtoritë rajonale Arsimore, Drejtoritë e mirëmbajtjes së rrugëve, Drejtoritë Pyjore etj e ka zvogëluar ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe rritur koston e tyre.
Bashkitë ngelen një faktor i rëndësishëm për UK në bashkëpunim me qeverisjen qendrore.
ERRU si institucion i pavarur dhe kryesori në sektorin e UK duhet të ngrejë alarmin dhe të transmetojë jo vetëm tek operatorët e UK por dhe tek Qeveria shqiptare rekomandime konkrete dhe bashkohore me standartet e BE si psh.
– Hartimin e akteve ligjore e nënligjore për rritjen e garancisë së sigurisë së shëndetit publik, për uljen e riskut të kontaminimit të rrjeteve të shpërndarjes.
– Të ulet numëri i punonjësve në raport me 1000 lidhje sa standarti i vendeve të BE dhe të ndalojë rolin e patronazhistëve e mbingarkesës jashtë nevojave reale e të stimuluar nga politika.
Politika DUHET të heq duart nga punësimet në UK.
Rritja e numërit të të punësuarëve politikë e patronazhistëve jashtë kritereve, rritja e shpenzimeve operative dhe të luksit, rritja e çmimit të energjisë elektrike për UK, investimet elektorale dhe korruptive janë indikatorët kryesor të rritjes së çmimit të ujët të pijshëm dhe situatës ekonomiko financiare falimentuesr të UK.
Ujë ka.
Shqipëria mundet dhe duhet të ketë ujë 24 orë.
Por që të ndodhë kjo duhet ti jepet fund abuzimit, korrupsionit, diferencave politike dhe punësimeve partiake që paguhen me taksat e qytetarëve.
Ujë ka, por si çdo gjë tjetër vidhet e abuzohet me të.
Faleminderit.
Sigal