Mbytja e 10-vjeçarit në Mirditë, vijojnë pa rezultat kërkimet nga RENEA

132
Sigal

Në ditën e dhjetë të zhdukjes së 10 vjeçarit vijojnë kërkimet nga grupi i kërkim shpëtimit nga reparti Renea Shkodër, si dhe banorët e zonës, por pa rezultat.

Në familjen e 10 vjeçarit janë hapur dyert e mortit, ndërsa familjarët janë të rënduar psikologjikisht.

Një i afërm i familjes apelon për ndërhyrje me mjete të specializuara, duke kërkuar ndihmë nga vendet e rajonit.

Banorët apelojnë për forca më të shumta, sikundër dhe përfaqësues dhe drejtuesit vendorë të dalin në terren të organizojnë punën në kërkim të 10 vjeçarit.