Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

10
Sigal

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.

Ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë që gjendja e saj ka qënë serioze për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë në ujëvarë ku dhe është lënduar në kokë.