Faqe për baste sportive në telefon, kapet i riu në Tiranë

47
Sigal

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për organizim të lojërave të paligjshme.

Sipas policisë mësohet se në telefonin e këtij shtetasi janë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të aparatit celular, shërbimet e Policisë i gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive”, thuhet në njoftimin e policisë.