Dëshmia tronditëse e nënës që braktisi foshnjen tek koshi i mbeturinave në “Ali Dem’’: E linda në muajin e 7-të të shtatzënisë të vdekur

251
Sigal

Nëna 32- vjeçare që braktisi foshnjen tek koshi i mbeturinave në lagjen ‘’Ali Demi’’ në Tiranë ka dëshmuar në Polici.

Raportohet se nëna nga Gjirokastra ka deklaruar se e ka lindur foshnjen në muajin e 7-të të shtatzënizë të vdekur.

Sipsa dëshmisë, lihet të kuptohet se foshnja ka lindur e vdekur dhe është braktisur trupi i pajetë në koshin e mbeturinave prapa markatës  tek Ali Demi.