Shembja e tarracës në Durrës, ndërron jetë pronari i banesës që mbeti i bllokuar nën rrënoja

Ndonëse u raportua se dy personat e mbetur nën rrënojat e një banese të shembur, dolën të gjallë, policia flet për një viktimë. Ngjarja ndodhi në Qerret, Katundi i Ri.

Dy personat, një prej tyre pronari i banesës, dhe një tjetër, ishin nxjerrë nga rrënojat.

NOA

Ndërkohë, policia bën me dije se pronari i banesës ka ndërruar jetë në spital. Por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.