Agim Jazaj: Urrejtja mbi Sheshin e Pavarsisë

336
Sigal

 

 

Qytetarët kanë kërkuar për të nënshkruar edhe kallëzim penal në SPAK e deri në portat e drejtësisë Europiane, për këtë krim të shëmtuar, që po i bëhet historisë së kombit!

 Protestat e qytetarisë për mbrojtjen e vlerave të historisë, ka nisur dhe nuk do të ndalet deri në ndaljen e marrëzisë së qeverrisë; që po shemb edhe Sheshin e Flamurit, sheshin e Pavarësisë kombëtare, sheshin e Atdhetarisë dhe të Shqiptarisë! Dhe këto protesta duhet të shtrihen në gjithë sheshet, vendin dhe hartën e shqiptare…Një shkëndi e hedhur, ndez një mal të tërin. Dhe kështu ndodhi…Ishte gazeta Telegraf, e cila botoi, shpalosi në faqet e saj të ndritura shkrimin, analitikë tonin për shkatërrimin e Sheshit të Flamurit, shëmtimin e Historisë Kombëtare. Ndjeshmëria e dhimbsuria e qytetarëve vlonjat dhe e gjithë shqiptarëve, me rrënjë e degë shqiptare, sikur u zgjua nga përgjumja dhe nisi protestën ndaj këtij krimi, që ka nisur herët e s’ka të ndalur, për të zhbërë vlerat historike kombëtare, aty në sheshin e Flamurit, aty ku është themeluar shteti Shqiptar, përpara 110 viteve, dhe po shëmtohet, rrënohet, pas 110 viteve. Edhe njerëzit e thjeshtë që kanë parë deri më dje këtë shesh, e shohin sheshit autorin e krimit dhe shëmtimin e këtij sheshi Historik- Mbarëshqiptar. Ndaj dhe nga gjithë trevat shqiptare kanë zbritur këto ditë aty dhe kanë demonstruar qysh nga: Prishtina, Dibra, Mirdita, Kukësi, Lezha, Tirana, Mallakastra në protestat e organizuara nga shoqëria civile përpara Monumentit të Pavarësisë, për të mbrojtur vlerat Kombëtare!Përpara Monumentit të Pavarësisë Kombëtare, në Vlorën e rrënuar, kanë protestuar qytetarë të shumtë nga Vlora, por edhe nga gjithe harta e Shqipërisë dhe nga trojet Shqiptare.

Sipas organizatorëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, po edhe përfaqësues të komiteteit të veteranëve kanë thënë se: “Kryeministri Edi Rama, ka shkatërruar vendin më të shënjtë, të Historisë Kombëtare, Sheshin e Flamurit, madje pa e mbajtur edhe fjalën e dhënë; për ruajtjen e identitetit të tij, si dhe për prishjen e çibanëvë, që po i zënë frymën Pavarsisë së Kombit, madje duke ngritur edhe terminalin e Autobuzëve në qëndër të këtij Sheshi Historikë, duke zhdukur edhe 4 Topat, që kanë përfaqësuar 4 Vilajetet dhe kanë prej vitesh në qendrën e këtij Sheshi, si pjesë e së tërës. Në protestat e tyre civile; shoqëria civile ka kërkuar edhe përgjegjësimin e kësaj marrëzie, për të nënshkruar edhe kallëzim penal në SPAK e deri në portat e drejtësisë Europiane, për këtë krim të shëmtuar, që po i bëhet Historisë së Kombit! Organizatorët të veshur me simbolet Kombëtare, i kanë apeluar qytetarisë vlonjate dhe shqiptare për të vazhduar protestën, duke e rritur pjesëmarrjen e tyre dhe shpirtin e revoltës. Apeluesit kanë bërë thirrje “për të mos pranuar të na përdhoset historia: ta ruajmë si simbolin më të shënjtë në breza”! Edhe në këto protesta qytetarët thonë se, “nuk u është marrë mendimi, qoftë dhe ashtu siç u muar mendimi për mbjelljen e hashashit dhe u deklaruan mbi 60 përqind për kultivimin e tij një ditë përpara Kongresit të PS- ose Kongresit të hashashit”- e komentojnë protestuesit. Delegatët e Kongresit dje të ulur në “stolat” e kashtës, në teren, nesër do të unjen dhe do të bilbilosin mbi dëngjet e drogës, duke dredhur e përdredhur puro Hashashi! Kjo është politika shthurëse, degraduese dhe zhbërëse e Shqipërisë, e kombit! Asnjëherë nuk janë pyetur as qytetarët vlonjatë, madje dhe gjithë qytetarët shqiptarë dhe mbarëshqiptar për rrënimin e Sheshit të Pavarësisë, Historike të Ismail Qemalit, Isa, Boletinit; është pjesë e gjithë shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, e gjithë shqiptarëv. Me simbolet kombëtare, të veshur protestuesit kanë demonstruar revoltën e tyre dhe kanë konfirmuar se nuk do të lejojnë të shëmbet Historia, por të ruhet identiteti i saj dhe Sheshi i Flamurit të kthehet në identitet, duke ruajtuar vlerat e tij historike, artistike dhe arktitektonike. “Mos lejoni të na përdhosin historinë, zgjohuni vlonjat, zgjohuni shqiptar!Eja mblidhuni këtu-këtu përpara Simbolit të Kombit, për të cilin kanë dhënë gjak me ok shqiptarët, Rilindasit, themeluesit e shtetit shqiptar. Edhe Vlorës i morën gjithë simbolet historike dhe sheshet duke i zëvendësuar me pushtetin, pushtimin e ndërtimeve dhe zaptimeve, që u kanë zënë frymën Historisë, Vlonjatëve dhe Shqipërisë, Kombit.

Si mund të quhet e drejtë ngritja e një terminali autobuzësh në qendër të qytetit, të pushtojë Sheshin Historik?! Kur këto modele terminalesh në gjithë botën, ndërtohen dhe funksionojnë në periferi të qyteteve dhe marrëzia e kryministrit i ngre këto terminale, krime në qendër të qytetit, duke zhbërë historinë

Si mund të quhet e drejtë ngritja e një terminali autobuzësh në qendër të qytetit, të pushtojë Sheshin Historik?! Kur këto modele terminalesh në gjithë Botën, ndërtohen dhe funksionojnë në periferi të qyteteve dhe marrëzia e kryministrit i ngre këto terminale, krime në qendër të qytetit, duke zhbërë historinë. Ky është një Krim, mizor- thonë organizatorët përpara protestuesve. “Kryeministri është mashtrues, kështu bëri edhe me sheshin “Skënderbej” dhe e shkatërroi qëndrën e Tiranës, duke e kthyer në shërbim të oligarkëve”- shprehen fjalëmbajtësit përpara qytetarëve në protestë, në statuset e tyre publike! Gjithë monumentet, qëndrat historike kanë nevojën e përkujdesjes, mirëmbajtjes, po kurrësesi nuk mund të rrafshohen dhe të zhduken nga faqja e dheut, të tjetërsohen duke u hequr atyre pjesën e kujtësës dhe të historisë. Në gjithë botën e qytetëruar kemi parë qëndra të rrënuara, gërmadha, ku dhe shkojnë dhe i vizitojnë vizitorë vendas dhe të huaj, shkrepin edhe foto e vidio pranë tyre duke mbetur si tempuj të përjetësisë për brezat. Vetëm në Shqipëri shpirti i urrejtjes njerëzore dhe kazma barabare, ka vite që po shkatërron historinë e kombit shqiptar. Por jo vetëm shëmbja dhe shfarosja e tyre duke zhdukur historinë, po ka koston edhe shkatërrimi dhe shpërfytyrimi i tyre, madje edhe mbi Sheshin e Pavarësisë, në harkun e 2-3 viteve.

Dhe nëse këto fonde për shkatërrimin e historisë, do të viheshin disponibël në zhvillimin e bujqësisë, nuk do të importonim miellin nga bota, Rusia e Serbia. Produktin bazik nuk do ta prisnim nga tregjet e botës, por do t’i prodhonin fushat pjellore shqiptare të shkretuara nga politika e qokave, duke mbjellë edhe miellin nga tregjet e huaja dhe çmimi i bukës të arrinte majat. Politika; busull thyer me barbarë, militantë dhe barçelorë të pa haberosur dhe të trrullosur, po shkatërron vendin, ka krijuar pasigurinë dhe braktisjen nga brezat pasardhës.

Shqiptarët nuk largohen nga vendi i tyre si në gjithë botën “për një jetë më të mirë”, siç thonë dhe dërdëllisin megafon- prishurit, politikan-qeverrisësit, duke i krahasuar edhe me vendet e tjera! Por ata largohen nga vendi i tyre, jo për një jetë më të mirë, por se në vendin e tyre nuk kanë asnjë mundësi jetese.

Tashmë që do të kultivohet hashashi, ndoshta do t’u “zgjohet shpresa e krimit” dhe do të hapen mbi 600 mijë vende pune! Fushat e lënë shkretë, do të mbillen me hashashin, krimin dhe kriminalizimin e shoqërisë!

Qeveria e tanishme erdhi në pushtet me tam-tamet për të shkatërruar edhe kanabizimin. Madje të gjithë e kujtojnë dhe u ngritën në këmbë kur shkatërroi një parcelë “eksperimenatale” të Lazaratit, dhe vijoi e kultivoi hashashin në gjithë gjeografinë e vendit. Falsitetin primitiv edhe në këtë fushë, kush nuk e kujton dhe debatet e ashpëra deri në ndarja nga ideimi i kultivimit të kanabisit prej ish- deputetit të PS; K. Kokëdhima, përballë kundërshtimit të prerë nga kryeministri deri dhe në përjashtimin e ideatorit K.K nga radhët e PS. Dhe tashmë ai që kundërshtonte prerë dhe luftonte kanabizimin mori “pëlqimin e Padronazhistëv për kultivimin e kananbizimin e vendit, duke e legalizuar dje në “kongresin e PS, të pagëzuar si kongresi i Drogës”.

-Edhe Mumtaz Dhrami, skulptori i njohur dhe bashkëautor i monumentit të Pavarësisë, shpreh dhimbjen e tij deri në palcë, kur sheh këtë rrënim-krim; duke u shprehur:“Nëse do të shihte Kristaq Rama projektin e ri në Vlorë, do të skandalizohej”! “Madje do të bënte lanet edhe binan”- thanë protestuesit në fjalën e tyre!

 

 

-Gjena Xhemali nga SHBA, bijë e Vlorës shkruan me dhimbje dhe është përkrah vëllezërve dhe motrave, bashkëqytetarëve dhe bashkëatdhetarëve në protestat e ditës, te Sheshi i Flamurit, i Pavarësisë Kombëtare:“Për Vlorën qytetin ku u linda e u rrita, kam mall e dashuri si gjithë vlonjatët e larguar në emigracion. Unë Vlorën nuk mund ta imagjinojë pa; Spitalin, Bashkinë (që e shëmtuan me ato ngjyrime, që më vranë sytë dhe shpirtin, jo se janë partiake, por syri pranon kollaj grinë, jeshilen) pa rrugën e “Hebrejve”, pa Sahatin dhe pa Sheshin e Flamurit, pa Bankën, pa Xhaminë, pa simbolin e Katër Topave dhe pa krenarinë e Luftës Nac -Çl, që aq bukur u vendosën në atë piedestal, aq të qëlluar. Kur pashë videon si e do kryeministri këtë shesh, më erdhi shumë keq. Kjo vidio më tregoi se ne s’do kemi më një shesh Flamuri, por një rrugicë, që do jetë një kalimshe për automjetet e vogla…

Kam dy fjalë për Kryeministrin z. Rama: Në sheshin e Flamurit bëj atë që duan mbarë shqiptarët, atë qe ke premtuar, hiq atë çibanin e madh, atë të vogëlin, ruaj identitetin e Sheshit Historik, një shesh të madh për Flamurin, se tani shqiptarët janë afruar aq shumë sa për çdo festë i kemi pranë, mos u zërë frymën! Te Sheshi i Flamurit; të mblidhen të këndojnë, të kërcejnë mbarë shqiptarët, po edhe të huajt me; Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin…Vlorën e dua me zemër jam aty, pranë në çdo protestë, kundër projektit, (krimit), që shkatërron Sheshin e Pavarësisë Kombëtare!

Me shumë dhimbsuri e dashuri për ty qyteti im; Vlora e Pavarësisë dhe e Shqiptarisë!

-Arben Abazaj; ndër organizatorët e protestës qytetare: “Çdo ditë e më tepër kuptoj sa e madhe ka qenë sakrifica e rilindasve të vërtetë të këtij kombi në veprën e tyre për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare të tij. “Koha është e maskarenjve,por atdheu i shqiptarëve!”,

Shkruante dikur i madhi Ali Asllani dhe realisht në çdo kohë pavarësisht maskarenjve, fitimtarë kanë dale virtytet dhe vlerat e shqiptarëve.

Ato virtyte dhe vlera që sot na bënë bashkë në Sheshin e Flamurit.

Edhe një herë falenderoj deri në mirënjohje secilin që ishte sot në protestë, veçanërisht patriotët që erdhën nga; Prishtina, Dibra, Mirdita, Kukësi, Lezha, Tirana, Mallakastra. Ndërgjegja e tyre patriotike i thirri dhe ata erdhën pa u kursyer, kur bëhet fjalë për çështje të tilla të identitetit të kombit. Patriotizmi është frymë, është shpirt, është çështje tradite familjare e krahinore. Ai nuk është çështje qokash për fonde e rryshfete nga shteti siç janë majmur e dendur Shoqatat Patriotike që nuk po reagojnë fare në lidhje me këtë përdhosje që po i bëhet identitetit kombëtar.

Do desha sot t’i pyesja: Si vallë i zë gjumi rehat këta zotërinj që në themel të aktivitetit të tyre, kanë frymën patriotike? Si munden të heshtin para kësaj maskarade?”…

*Roland Harizi shprehet: Përrallat e propogandës dhe realiteti…Ne këtu në grupin “VLONJAT LIND NUK BËHESH” sapo pamë për herë të parë projektin e prezantuar me aq bujë nga qeveria shqiptare, menjëherë reaguam për mangësitë e hollësirave, tjetërsimin e Sheshit historik të Flamurit dhe ndryshimin e qëllimit të tij si Sheshi i Bashkimit Kombëtar.Sot kryeministri i Shqipërisë prezanton një projekt tjetër me ndryshime, ku duken KATËR TOPAT, në një cep të lulishtes…

Kryeministri bashkë me ata që e këshillojnë e ka kuptuar më në fund se vlonjatët e vërtetë nuk flenë gjumë dhe as gënjehen me letra me ngjyra të karnavaleve propagandistike! Ajo që kërkojnë të bëjnë është t’u hedhin hi syve vlonjatëve, duke hedhur helmin përçarës të polarizimit partiak midis tyre.

Përse zoti kryeministër i Shqipërisë dhe përfaqësues i qytetarëve vlonjatë nuk e dëgjon zërin tonë? Ti sot je, nesër nuk je, kurse SHESHI I FLAMURIT, në VLORËN historike, djepin e patriotizmit shqiptar; ka qënë dhe do jetë në shekuj!

Boll ke kaluar në VLORËN tonë egoizmin tënd të duartrokitur nga sahanlëpirësit e paguar!… Të kthehet Sheshi në origjinën e tij fillestare”!

 

Bektash Jazo: “Po ngrehuni o njerēz ngrehuni. Eddrama po na i merr dinjitetin e po na ha erzën. Ata dy pallate te “ Monumenti i Pavarësisë” janë dy varre për Vlorën dhe Kombin. Ngrehuni o njerëz ngrihuni e mos pranoni ata dy varre. Ngrehuni o vlonjat ashtu si u ngritën gjyshërit dhe baballarët tanë që e mbanin trastën me fishekë në krah për pak dinjitet vlonjati dhe shqiptari edhe kur s’kishin bukë. Ngrihuunii”!

 Vladimir Xhelaj: ”Për Ramën vlerat kombëtare janë anakronizëm, prandaj edhe po bën gjithçka të çkombëtarizojë shqiptarët, t’i shndërrojë në zombi. Detyrë që i’a ka dhënë famëkeqi Soros, që vepron kudo në botë për ta shndërruar proletariatin në një kope dhensh, pa ndërgjegje shoqërore dhe njerëzore, por vetëm një kope skllevërish për t’i shërbyer një elite të ngushtë, kapitalizmit botëror!

Fatmir Hoxhaj: “Me këtë përdhosje dhe humbje të identitetit të mos thonë më vlonjatët: “Jam nga Vlora o vëlla”! Sheshi i Flamurit ish “pasaporta” e Vlorës dhe më tej, tani u kthye në betona(h)ale! Llafe Vlore… Po i vijnë rrotull monumentit-thonë do ta çojnë në Ura e Mifolit, se aty zbriti nga varka I.Qemali, si puna e 5 heronjve të Vigut në Shkodër që i hoqën nga qëndra dhe i çuan te vendgrumbullimi i mbeturinave”!

-Avokati Kujtim Cakrani, me pak fjalë shpreh gjithçka: “Nëse ata që protestojnë kundër shkatërrrimit, që po i bën kryeministri Sheshit të Flamurit janë “Foltorexhinj”!

Atëherë kryeministri është Taleban”.

 Sulejman Abazi, ushtarak karriere:“Zoti ju vraftë dhe paçi mbi shpinë mallkimin e një kombi të tërë!Ju që po realizoni me kokëfortësi një masakër urbane kundër vlerave historike të kombit tonë, e keni kaluar poshtërsinë dhe tradhëtinë e Esat Pashë Toptanit. Ju mohuat Memorandumin me Popullin për të respektuar Historinë!Ç’patët me Sheshin e Flamurit? Turpi ju mbuloftë! Sido të bëni ky komb do të rrojë, ju do të katandiseni Pëgëra e tij!Mund të ngrini e të shëmbni ndërtesa, por kurrë, kurrë nuk do të shuani nga vetëdija e kombit historinë e tij”!

Laurteta Petoshati: “Pushtove Sheshin e Flamurit dhe na flet për gjelbërim. Turp për ju zoti Kryeministër! Sheshi është i kombit, jo i mashtruesve dhe hajdutëve, që gjoja na vënë vetullat dhe na nxjerrin sytë! Hiqi plintat e betonit në mes të sheshit.

Ka vende plot për tempuj hijezues, jo brenda sheshit, se ai nuk quhet më shesh”.

-Protestat, bëjnë me dije organizatorët dhe promotorë, do të vijojnë dhe vazhdojnë nëpër rrugët e qytetit dhe në gjithë rrugët dhe sheshet shqiptare…