Karikaturisti Arben Meksi fiton në karikaturë në Kroaci çmim ndërkombëtar

33
Sigal

Konkursi botëror i karikaturës! Shqipëria u përfaqësua nga Arben Meksi: ‘Bashkëjetesë dhe identitet’ mes tre veprave më të mira nga 882 punime!

Në Zagreb të Kroacisë u zhvillua konkursi botëror i karikaturës, me temën: “Letërsia në karikaturë” Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes personazheve shumë të njohur të letësisë botërorë të vendosur në situatë të ndryshme të përcillte përmes humorit metaforës dhe filozofisë, mesazhe universale. Në këtë konkurs morën pjesë karikaturist nga 64 vende të botës, ku u paraqitën 882 punime nga 389 autorët pjesëmarrës Juria ndërkombëtare në fazën e parë të konkursit seleksonoi karikaturat më të mira, të cilat shprehin më qartë temën e konkursit dhe kishin nivel të lartë artistik, prej te cilave u zgjodhën dhe karikaturat fituese. Karikaturisti Arben Meksi, fitoi cmimin e tretë duke marrë medaljen e bronxit me karikaturën; “Bashkëjetesë dhe identitet ” duke zgjedhur si personazhe dy figura emblematike të dy qytetërimeve Don kishotin dhe Nastradin Hoxhën, të cilët miqësisht takojnë gotat e dollisë. Përmes metaforës, kompozimit dhe humorit autori i vendos të dy personazhet duke takuar gotat të mbajtura në mënyra të ndryshme, si dy miq të dashur, por secili me identitetin e vet. Karikatura fituese e Meksit u vlerësua jo vetëm për metaforën e goditur dhe humorin që përcillte, por edhe për realizimin artistik të saj. Ky konkurs i cili zhvillohet cdo vit në Kroaci, trajton tema të rëndësishme shoqërore që e shqëtesojnë njerëzimin sot në botë. Cmimi i fituar i bënë nder karikatures Shqiptare, e cila sot nuk është në ditët me të mira të saj . është detyra e artistëve por edhe e institucioneve artistike ta mbështesin këtë art, i cili ka qënë krenaria e arteve tona.