Vasili: Edi Rama gjen armikun, është BE!

324
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës sot në Parlament kundër ndërhyrjes së Bashkimit Europian.

Vasili shprehet se kryeministri që nuk ka plotësuar asnjë kusht të BE për integrimin, po shqetësohet se BE ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Edi Rama gjen armikun, është BE! Ky gjoja vdiq që të hyje ne BE, por është në hall të madh se BE po i ndërhyka ne punët e brendshme. Ndaj Edi Rama nuk i përmbush kushtet që Shqipëria të hyje në BE se e ka tmerr monitorimin dhe syrin e saj”,- shprehet Petrit Vasili.