Edhe Anglia pranon ndryshimin, nga 17 qershori në Premier League do të kryhen 5 zëvendësime

285
Sigal

Edhe Premier League, në prag të rifillimit të kampionatit pas ndalesës për shkak të pandemisë së Covid-19, ka dhënë dritën jeshile për rritjen e numrit të zëvendësime në pesë të tilla dhe ka autorizuar rritjen e numrit të lojtarëve të pranishëm në stol në nëntë dhe jo më shtatë.

“Për pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, numri i zëvendësime që mund të përdoren në një ndeshje do të rritet nga tre në pesë”, lexohet në njoftim, “kjo në konfrom të modifikime provizore të normave që u bënë nga Bordi Ndërkombëtar muajin e shkuar”.

Kampionati anglez do të nisë më 17 qershor dhe janë 92 ndeshje në total që duhen luajtur për t’i dhënë fund sezonit.