Shehi akuza socialistëve: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani

159
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi është shprehur se dhënia e koncensioneve pa pasur një ligj evropian dhe në mënyrë urgjente rëndon financat e shtetit. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Shehi tha se për dhënien e koncensioneve nuk është fajtore vetëm njëra qeveri. Ai përmendi Rapsiaknin dhe sa pikërisht vendi që kalojnë kamionët me drogë, është një turp i madh për qeverinë.“Ky është një hall i madh, madje s’ka fare afate, as para 2013, as pas 2013. Po ju them disa koncensione, Rapiskani, që s’kishte as Rapi as Skani. U shit për 500 mijë lekë dhe është turp i madh për qeverinë. Ato kamionët që kalojnë me drogë, nga Rapiskani kalojnë. Kjo se zhvesh nga përgjegjësia këtë qeveri dhe atë qeveri që ka qenë 1 vit më parë në 2013, historia është po e njëjtë. Nëse kishte vagabondë në atë qeveri më parë, që besoj se ka pasur, ju kishit pasur 10 vjet kohë që ta rregullonit këtë gjë. Kjo linjë koncensionarësh ka qenë me parë, por është aplikuar kaq shumë dhe është bërë risk. Rapiskani kishte një gjë të çuditshme, që ia kishin varur në shpinë biznesmenëve dhe jo shtetit. Kemi një fenomen, do ta filloja nga kjo. Kjo është një përgjegjësi kolektive, sepse kalon në Kuvend, ngremë dorën ne atje. Ne e ngremë kundër, ju pro, por vendimi merret dhe futet një kontratë kolektive. Edhe po të duam të hetojmë nesër, s’kemi çfarë të hetojmë, nëse është vjedhur, është vjedhur me ligj dhe ne përfundojmë në burg. Do e ktheja dhe një herë atë Rapiskanin, do paguaja parët për policinë. Nëse s’i paguajnë vetë, paguan droga. Unë jam për këtë ligjin e zonjës Tabaku. Ta bëjmë dhe si Evropa, me ligjin e ri dhe ta bllokojmë. Ta mbyllim dhe të themi s’ka asnjë koncension në momentin që s’ka ligj. Nuk jemi ne si vendet e pasura që çdo gjë bëjnë me koncension. Ne japim shërbime me koncension. Ç’janë këto rugë që bëjnë kaq? Po edhe me mermer të ishin shtruar,”- tha Shehi ndër të tjera.