Qeveria përfiton me Bordin kartel të naftës. Çmimet mbahen qëllimisht të larta për të nxitur kontrabandën 300 milionë USD

225
Sigal

Si po mbahet çmimi i naftës, 33 lekë më shtrenjtë se kur ishte në të njëjtat nivele në bursa.

Shqipëria ka krahasimisht çmimet më të larta dhe cilësinë nga më të dobtat të karburanteve në Europë. Çmimet e karburanteve mbahen qëllimisht të larta për të nxitur kontrabandën masive, që mund të shkojë deri 300 milionë dollarë/vit.

Bordi i Transparencës vendosi  që të rrisë çmimin e karburanteve, duke e çuar atë në 208 lekë për litër. Ky është vendimi i parë i Bordit për këtë vit, ndërsa mbledhja e fundit e tij kishte qenë në 20 dhjetor kur e uli në 199 lekë për litër. Në bursa nafta tregtohet me rreth 85 dollarë për fuçi (tregues referencë Brent), në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021. Në atë kohë në vend, një litër naftë tregtohej mesatarisht me 174.5 lekë për litër sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa sot është 33 lekë më shtrenjtë, ose 16% më shtrenjtë.

NOA

Janë paguar 135 mln euro më shumë TVSH vetëm nga rritja e çmimeve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet.

Përfituesi kryesor nga rritja e çmimeve të naftës është qeveria, e cila arkëton më shumë TVSH, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Financat nuk kanë bërë të ditur se sa janë arkëtimet si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, por burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bënë të ditur për Monitor se kompanitë e karburanteve kanë paguar 135 milionë euro më shumë TVSH vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve, që për muaj me radhë qëndruan në nivelet e 230-240 lekë për litër, nga rreth 170-180 lekë për litër në vitin 2021.

Rritja e çmimeve ndikoi dhe në rënien e konsumit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave , për 11 mujorin, importet e karburanteve ishin 508.7 mijë ton, me rënie prej 9.4% me bazë vjetore.

Ndonëse kanë blerë më pak karburant, konsumatorët kanë shpenzuar më shumë. Vetëm për 9 mujorin, sipas përllogaritjeve të mëparshme të Monitor, mesatarisht, çdo muaj janë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë për të blerë naftë apo benzinë, me nivelet më të larta që janë shënuar në periudhën qershor-shtator, kur dhe lëvizjet janë më të shumta për shkak të sezonit turistik.

Konfindustria: Pas shpërbërjes së Bordit, të krijohet ERRK, tregu i karburantit në vend oligopol dhe kartel

 

Konfindustria përmes një deklaratë për media ka kërkuar që mbyllja e Bordit të Transparencës duhet shoqëruar me krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve. Një gjë e tillë do të shmangte një situatë të vështirë për qytetarët dhe bizneset sa i takon cilësisë dhe ç mimeve të karburanteve. Konfindustria kërkon, që mbyllja e paralajmëruar nga ekzekutivi e Bordit të Transparencës, duhet shoqëruar paralelisht domosdoshmërisht me krijmin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK. Konfindustria i kërkon përsëri ekzekutivit dhe veçanërisht opozitës të tregojnë, që mbrojnë interesin publik dhe jo monopolet e karburanteve, duke marrë sa më shpejt nismën ligjore në Kuvend për krijimin e ERRK.

Konfindustria vlerëson, se në rast të kundërt jo vetëm nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimet dhe cilësinë e karburanteve për qytetarët dhe bizneset, por gjëndja mund te vështirësohet më tej.

Tregu i karburanteve në Shqipëri, në mënyre unikale në botë, ështe i tipit oligopol dhe kartel në gjithë zinxhirin e tregut nga shërbimet portuale dhe tregëtinë me shumicë si dhe pjesët kryesore te tregëtisë me pakicë. Shqipëria ka krahasimisht çmimet më të larta dhe cilësinë nga më të dobtat të karburanteve në Europë. Çmimet e karburanteve mbahen qëllimisht të larta për të nxitur kontrabandën masive, që mund të shkojë deri 300 milionë dollarë/vit. Pjesë e madhe e kontrabandës bëhet duke shkelur edhe embargon e OKB si dhe detyrimet ndërkombëtare. Kapja e mijëra ton karburante të ardhura nga Libia provojnë sa më sipër.