Berisha paralajmëron të tjera fakte për farsën elektorale: Mos harroni se nuk ka filluar të flasë akoma laptopi

55
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar publikimin e të tjera fakteve tronditëse lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i konsideron një farsë elektorale të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se Partia Demokratike po punon intensivisht për të dokumentuar çdo formë manipulimi të votës, duke përmendur përdorimin e metodës së njohur si “Treni Bullgar” dhe duke theksuar se një pjesë e rëndësishme e provave, të cilat ndodhen në një laptop, ende nuk është bërë publike.

Ai siguroi se në ditët në vijim do të publikohen të tjera të dhëna që, sipas tij, do të vërtetojnë dhunimin e votës së shqiptarëve.

Pjesë nga deklarata:

Unë ju falënderoj dhe vazhdojmë. Nesër lajm edhe më të veçantë.
PD nuk lë akt dhe përpjekje pa bërë për t’u faktuar shqiptarëve se çfarë dhunimi të turpshëm u bëri Edi Rama votës së tyre.
Se çfarë dhunimi dhe poshtërimi bëri ai me votën e tyre.
Dëgjoj unë, jo Treni Bullgar kështu, jo Treni Bullgar ashtu.
Treni Bullgar është mekanizëm universal. Dy janë mekanizmat me fletën e votimit, Treni Bullgar dhe ai që përdor Putini që shpërndan fletën e votimit para votimeve dhe ata vijnë me fletë në xhep dhe votojnë
Dhe këtu janë përdorur…
Do shihni ju dokumentime.
Pastaj mos harroni se nuk ka filluar akoma me folë laptopi.
Ajo që është e drejtë e juaj që të kërkoni fakte për të vërtetuar pretendimet.
Kjo është shumë e drejtë.
Por ne kemi fakte të pafundme!