Rrëmbimi i 3 policëve në Veri të Kosovës, reagon ashpër Osmani, fajëson qeverinë serbe: Vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës

106
Sigal

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rrëmbimit të tre efektivëve të policisë së Kosovës nga policia serbe në Leposaviç.

Ajo tha se rrëmbimit i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

“Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit. Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima. Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht! Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë!”, ka shkruar ajo në Facebook.