Gara e emrave në Dibër / Në kutitë e para për PS kryeson Aurora Mara e 2-ta, për PD-në Kreshnik Çollaku i dyti në listë

186
Sigal

Deri më tani, në Dibër janë numëruar votat e kandidatëve në 38 qendra votimi nga 227 në total. Nga Partia Socialiste rezulton se në vend të parë deri tani është Aurora Mara e renditur e 2-ta në listë, e ndjekur nga kandidati Lavdrim Krrashi i renditur i pari në listë.

Sa i përket Partisë Demokratike, deri tani më i votuari rezulton kandidati i dytë në listë, Kreshnik Çollaku ndjekur nga Dhurata Tyli(Çupi) e cila renditet e treta në listë.