Klevi Elezi: Bujqësia në Durrës, sektori që po falimenton

590
Sektori me potencialin më të madh në ekonominë shqiptare është bujqësia.
Në këto 4 vite u premtuan miliona euro subvencione dhe investime
Në realitet në sektor hidhen shumë pak para krahasuar me nevojën dhe shumë herë më pak se në vendet fqinjë si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Sfidat qe bujqësia ka janë:
Subvencionet, orientimi i prodhimit dhe bujqësia e integruar, nxitja e krijimit të strukturave të bashkëpunimit, shërbimi i ekstensionit/këshillimor, rrjeti i kanaleve vaditës e kullues, krijimi i tregjeve dhe mbikëqyrja e tyre, politika fiskale lehtësuese për fermerët, sigurimi i produktit bujqësor etj., janë disa nga sfidat të cilat “rilindja” nuk dështoi.
Kjo është e kuptueshme pasi nevoja vjetore e këtij sektori llogaritet në 150 milionë euro (aq sa Maqedonia investon çdo vit), dhe për çdo qeveri në Shqipëri është tejet e vështirë të alokojë këto shuma nga buxheti i shtetit.
Ato nuk i arrijnë 15 milionë euro në vit, totalisht të pamjaftueshme, por edhe të investuara në mënyrë selektive dhe në skema klienteliste.
Katër vitet e fundit u trumpetua marrëveshja me BERZH-in, lidhur me fondin e garancisë, por që në fakt prej një viti është harruar.
Anëtarësimi në BE do të krijonte akses në fondet dhe programet për bujqësinë. Por “rilindja” e pengoi dhe e ktheu pas procesin e integrimit. Pritshmëria ishte përfitimi i afërsisht 100 milionë euro për periudhën kohore 2017-2020. Asgjë nuk është bërë.
Guri i provës së këtij pohimi është fakti që “IPARD like program”, një fond në formë grantesh (para e pakthyeshme) prej rreth 8 milionë euro nuk u shpenzua plotësisht si rrjedhojë e mospërmbushjes së standardeve nga aplikantët (standardet në këtë rast ishin mjaft më të lehta se ato që aplikon BE-ja për përfituesit në vendet anëtare).
Qarku i Durrësit ka shumë zona të cilat mbështeten tek bujqësia. Dhe potenciali është shumë i madh. Kërkohet vetëm përkushtim dhe dëshirë për ta zhvilluar këtë sektor.
Prandaj me 2️⃣5️⃣ prill do largojmë ata që kanë shtrënguar politikat bujqësore dhe t’i japim jetë bujqësisë dhe jo harresën dhe luftën për mbijetesë që i dha “rilindja”.
Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Sigal