Reagimi i Ambasadës Amerikane për heqjen e mandateve të deputetëve nga KQZ nën ligjin e dekriminalizimit

396
Në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë  reagon mbi vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për heqjen e mandateve të tre deputetëve nën ligjin e dekriminalizimit. 
Sigal

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve.”