Siria shpall armëpushim në mbarë vendin

502
Sigal

Siria dhe aleatja e saj më madhe, Rusia shpallën sot
një armëpushim mbarëkombëtar ndaj forcave rebele. Armëpushimi pason rënien e
Alepos në duart e forcave të qeverisë siriane. Armëpushimi hyn në fuqi në
mesnatë.

Moska dhe Ankaraja kanë qenë të angazhuara në
negociata intensive në dy javët e shkuara. Më parë këtë muaj, të dy palët
ndërmjetësuan një marrëveshje për një armëpushim dhe evakuimin e refugjatëve
nga lagjet e bllokuara në qytetin sirian të Alepos.

Javën e kaluar, ministrat e jashtëm turk, iranian
dhe rusë u takuan në Moskë për bisedime mbi çështjen e Sirisë. Sipas ministrisë
së jashtme turke, ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu foli dy herë me telefon
këtë javë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Ashtu si marrëveshjet e mëparshme edhe kjo
marrëveshje armëpushimi është e vlefshme vetëm për ushtrinë siriane dhe rebelët
e opozitës, por jo për grupet militante si Shteti Islamik.

Rusia, e cila mbështet presidentin sirian Bashar
al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet grupet rebele, thanë se do të garantojë
armëpushimin.