“Marrëveshja trepalëshe”, Meta takohet me presidentin e provincës së Materas: Mirëpres të tjera binjakëzime të suksesshme!

99
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me presidentin e Provincës së Materas, Piero Marreze dhe kryetarin e bashkisë së Materas, Domenico Bennardi.

“U njoha me vendimin e autoriteteve të larta të këtij Rajoni për të pranuar propozimin tim gjatë vizitës që zhvillova në muajin prill, për firmosjen e Marrëveshjes Trepalëshe të Bashkëpunimit midis Beratit, Materas, të dyja pjesë të UNESCO, si dhe me Provincën e Materas me 31 bashkitë e saj.”, shkruan Meta në Facebook.

Gjithashtu presidenti Meta, shprehet se shkëmbimi i eksperiencave në fushën e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe agroturizmit është i rëndësishëm për forcimin e e lidhjeve.

Postimi i Metës

I lumtur të prisja sot në një takim të ngrohtë dhe të frytshëm Presidentin e Provincës së Materas, z.Piero Marrese dhe Kryetarin e Bashkisë së Materas, z.Domenico Bennardi.

U njoha me vendimin e autoriteteve të larta të këtij Rajoni për të pranuar propozimin tim gjatë vizitës që zhvillova në muajin prill, për firmosjen e Marrëveshjes Trepalëshe të Bashkëpunimit midis Beratit, Materas, të dyja pjesë të UNESCO, si dhe me Provincën e Materas me 31 bashkitë e saj.

Theksova rëndësinë e forcimit të lidhjeve të gjithanshme, si dhe nevojën për shkëmbimin e eksperiencave në fushën e ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë historike dhe agroturizmit.

Falenderoj autoritetet e Provincës së Materas për kujdesin që tregojnë ndaj arbëreshëve dhe komunitetit shqiptar atje.

Ju uroj suksese Beratit dhe Materas në këtë bashkëpunim të ri dhe mirëpres të tjera binjakëzime të suksesshme midis bashkive të dy vendeve tona!