Rritja e çmimit të naftës/ Deputetja e LSI thirrje qeverisë: Pezullo taksën e karbonit dhe të qarkullimit! Të mbështeten të varfrit dhe fermerët

119
Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vend, i cili ka prekur nivelet më të larta historike.

Përmes një postimi në facebook, Xhixho shkruan se Shqipëria është vendi i 10-të në botë për çmimin e lartë të naftës, duke kaluar dhe Zvicrën, e cila e shetë atë me 0.3 dollarë më lirë.

Deputetja atakon Bordin e Transparencës, të cilin e cilëson si një bord zhvatjeje për qytetarët dhe i bën thirrje qeverisë të ndalë pagesat e inceneratorëve dhe të pezullojë taksën e qarkullimit dhe karbonit.

Shqipëria është vendi i dhjetë në botë për çmimin e lartë të naftës.

Sipas Global Petrol Price, në Zvicër, nafta shitet vetëm 0.3 dollarë më shtrenjtë se në Shqipëri.

Nëse hyjmë në grupin e vendeve të pasura për çmimin e naftës, jemi shumë larg tyre për standardet e jetesës ku 30% e popullsisë jeton nën 5 dollarë në ditë.

Bordi i Transparencës, që në fakt është bord zhvatjeje dhe aspak transparent, në vend që të mbrojë qytetarët nga rritja abuzive e çmimit, miraton rritjen progresive të këtij të fundit javë pas jave.

Ndërkohë, vende të përgjegjshme si Gjermania, ka miratuar abonenë e re mujore për transportin publik, e cila nga 80 euro ulet në 9 euro për distancat deri në 50 kilometër, ndërsa ka ulur edhe akcizën për naftën. Taksimi mbi karburantet është ulur edhe në vende të tjera të Europës.

Ndërprit pagesat e inceneratorëve, skemës më kriminale të vjedhjes së taksave të qytetarëve!

Pezullo taksën e qarkullimit dhe të karbonit!

Mbështet të varfrit, fermerët që sot janë në mjerim!

Rritja e çmimit të naftës/ Deputetja e LSI thirrje