Gjëndja e mjerueshme e digës në Paskuqan, Xhelal Mziu : Rrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve

382
Sigal

Reshjet e shiut nuk kanë lënë pa prekur as qytetin e Kamzës. Me anë të një postimi në Facebook ish-Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka treguar se diga e liqenit të Paskuqanit është në gjëndje të mjeruëshmë.

 

“Duke parë rrezikun e kësaj dige por dhe për ta kthyer në një zonë atraktive liqenin e Paskuqanit, u bë financimi nga Bashkia Kamëz me një vlerë 64 milionë lekë dhe kontrata me kompaninë është lidhur me datë 5 gusht 2019 me një afat 90 ditor, pra për tu mbyllur brenda vitit 2019 !” – shprehet Mziu.

Sipas tij, ardhja e rilindjes në pushtet bllokoi dhjetra investime të rëndësishme për atë zonë. Gjë që rrezikon dhe jetën e banorëve në atë zonë.

Postimi i tij i plotë

 

#SkandaleteRilindjes6% nuk kanë të sosur në Bashkinë e Kamzës!

Kemi një situat SOS tek diga liqenit Paskuqan Kamëz, është në situat kritike dhe rrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit dhe të lagjeve 1 dhe 3 të kodër kamzës e bregut lumit.

Shikoni pamjet e digës së liqenit që jo vetëm ka bërë të pakalueshme rrugën, por është gati në shembjen e saj çfarë do të shkaktonte një katastrofë njerëzore në të gjithë zonën.

Duke parë rrezikun e kësaj dige por dhe për ta kthyer në një zonë atraktive liqenin e Paskuqanit, u bë financimi nga Bashkia Kamëz me një vlerë 64 milionë lekë dhe kontrata me kompaninë është lidhur me datë 5 gusht 2019 me një afat 90 ditor, pra për tu mbyllur brenda vitit 2019 !

Ardhja e rilindjes bllokoi dhjetra investime rrugë, kanalizime, tregun e qytetit, por dhe rehabilitimin e digës së liqenit të Paskuqanit.

Asgjë në këto rreth 2 vite në Kamëz veç shkatëërimit, ditët i kanë të numëruara, por rasti në fjalë është një katastrofë, që do të humbnin jetën mijëra e mijëra qytetarë.

Koha e llogaridhënies po vjen, më 25 prill do të marrin gjykimin e qytetarëve por dhe të drejtësisë.

Uragani blu i fitores së PD do të filloj nga Kamza dhe do të vazhdoj në gjithë Shqipërinë.

#Ditëmëtëmiradovijnë