Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Sipas të dhënave, i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.



















