Një ndihmesë e madhe në luftën kundër pastrimit të parave, Presidenti Meta dekreton ligjin e ri

278
Sigal

Institucioni i Presidentit të Republikës, ka njoftuar se ditën e sotme Presidenti ynë ka dekretuar me shpallje ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”.

 

Dekretimi i këtij ligji pritet që të ndihmoj akoma më shumë agjensitë ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhë të produkteve që burojnë nga kryerja e veprave penale.

 

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

 

8 janar 2021

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, si një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentat për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

 

Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjensive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel qendror apo vendor.