Bënë sherr me njëri-tjetrin, shqiptari merr armën dhe tenton të vrasë klientin brenda në disko

43
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një disko në Itali, ku protagonist ka qenë një 35-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 të mëngjesit të së martës, ku menaxheri i diskos, i cili ishte shqiptar ka patur një debat të ashpër me një klient.

Pas sherrit shqiptari ka dalë nga diskoja dhe është kthyer pak minuta më vonë i armatosur dhe ka kërkuar të qëllojë mbi klientin.

Oficerët e sigurisë e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte, duke e detyruar shqiptarin të hidhte armën dhe më pas ta bllokonte para se t’ia dorëzonte karabinierëve, të cilët e identifikuan dhe e arrestuan.