Vladimir Prifti: Populli po varfërohet në mënyrë të dhunshme

21
  • -Në kapitalizëm forcimi lekut do të thotë forcimi i ekonomisë, tek ne ndodh e kundërta
  • -Në vitet ‘90 Shqipëria kishte mbi 500 ndërmarrje dhe uzina të fuqishme, të cilat u shitwn për skrap.
  • -Sot vetëm hidrocentralet sigurojnë stabilitetin ekonomik pak a shumë.
  • -Mashtrimi i qeverisë është se gjoja nga turizmi është ulur vlera e euros.
  • – E vërteta është se forcimi i lekut pa prodhim është i organizuar nga vetë qeveria
Sigal

Populli shqiptar po endet mes varfërisë. Një varfëri që vret dhe që s’duket. Ndër vite përqindja e popullsisë që jeton në varfëri absolute (nën kufijtë kombëtarë të varfërisë). Në vitin 2019 janë 21.8% e popullsisë që zyrtarisht jetojnë nën kufirin e varfërisë. Ndërsa në vitet 2020 dhe 2021, INSTAT nuk ka bërë ende publikimet respektive. Sipas Bankës Botërore projeksionet e varfërisë bazuar në Produktin e Brendshëm Bruto, rritjen e konsumit dhe burime të tjera të të dhënave sugjerojnë se ka pasur një rënie të ngadaltë të varfërisë në vitin 2020. Ngjarjet e fundit, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 6.3 Rihter që goditi vendin në fund të vitit 2019, duke shkaktuar 51 vdekje dhe mjaft dëme në banesa civile, si dhe pandemia e fundit ka penguar uljen e varfërisë.

Do ta analizojmë këtë aspekt jetë thjesht me faktet e paraqitura.

  1. Forcimi i lekut. Kush e dëgjon këtë, nënkupton forcimin e aspektit ekonomik brenda Shqipërisë domethënë rritjen e prodhimit dhe eksportit aq herë sa forcohet leku. Por, a po ndodh kjo? Është fakt që në vitet ‘90 Shqipëria kishte mbi 500 ndërmarrje dhe uzina të fuqishme, të cilat u shiten për skrap. Dhe sot nuk ka mbetur asnjë, përveç hidrocentraleve të cilët sigurojnë stabilitetin ekonomik pak a shumë. Por cili është mashtrimi i qeverise. Gjoja nga turizmi është ulur vlera e euros. Por forcimi i lekut pa prodhim është i organizuar nga vetë qeveria. Me kwtw rritje artificiale të lekut , nga qeveria arrihen dy aspekte:

Sw pari llogarisni një pension qyteti prej 20.000 lek. Para një viti ajo shumë ishte ekuivalente me afro 150 euro, kurse tani është afro 200 euro. Pra, nw sytë e Evropës, paga dhe pensioni janë rritur. Së dyti. Sot afro 3/4 e popullit është në emigracion. Pra afro kaq familje rrojnë me të ardhurat e emigracionit. Dhe, mendoni miliona euro të këmbehen me afro 20 lek mw pak. Pra në çdo 1.000 euro kemi një fitim shtetëror prej 20.000.000 lek ekuivalent me po kaq varfërimin e familjeve. Dhe jo vetëm kaq, por çmimet janë dyfishuar e trefishuar, sepse ” është rritur turizmi”. Por një banor i thjeshtë në Shqipëri nuk është turist, ai nuk merr pension në Itali apo Greqi e Angli që t’u përgjigjet aspekteve të tregut turistik.

Ky është një varfërim tjetër artificial i familjes.

Po çfarë tregon Eurostat?

74.7% e popullsisë së Shqipërisë që është në moshë pune rrezikon varfërinë, sipas Eurostat. Kjo pasi jetojnë në familje ku ka nivel të ulët të punës. Sipas Institutit Europian të Statistikave, Eurostat “intensiteti i punës pasqyron se sa kanë punuar të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune, në krahasim me potencialin e tyre të plotë”. “Në përgjithësi, sa më i lartë të jetë intensiteti i punës brenda një familjeje (aq më afër punësimit të plotë janë njerëzit), aq më i ulët është probabiliteti për të qenë në rrezik të varfërisë”, -sqaron Eurostat.