“Nga eksperienca jetësore e shqiptarëve, mund të themi me kompetencë se Revolucioni Francez, ishte një nga udhërrëfyesit kryesorë, për të gjithë sistemin tonë komunist, pra mund të themi se për Shqipërinë, “Viti Zero,’’ filloi më 29 Nëntor, 1944, një vit i Zi, që do të zgjaste për rreth gjysëm shekulli, ku, përveç përdhunimit të jetës njerëzore dhe mendjes intelektuale, u shkatërruan traditat, kultura, besimi, morali, identiteti, edukimi, gjuha, respekti, dhe dashuria njerëzore.”

Siç dimë nga historia, -koncepti i ‘’Vitit Zero’’, vjen nga Revolucioni Francez, kur pas zhdukjes së Monarkisë Franceze, më 20 shtator 1792, -Kongresi Nacional, prezantoi një Kalendar të Ri, në të cilin, -këtë datë, e deklaronte si fillimi i Vitit 1 (një). Kjo ide, i kishte pëlqyer gjithmonë Pol Potit të Kamboxhias, i cili ishte shkolluar, dhe komunistizuar në Francë. Ai, me Partinë e tij Komuniste, (të njohur si Khmer Rouge), në fillimet e vitit 1970, mendonin dhe besonin se Shqipëria ishte shteti më i avancuar komunist i asaj kohe, kështu që e studjuan mjaft mirë modelin Enver-Hoxhian, e kështu, kishin vendosur ta ndiqnin atë, me një fanatizëm të theksuar. Në vitin 1975 Pol Poti erdhi në fuqi, me ndihmën e Norodom Sihanukut, (i cili, në vitet 1972, 1974, 1975, 1978, dhe 1985, vizitoi Shqipërinë, së bashku me Monikën e tij të famshme, që lahej me qumësht, (kur fëmijët shqiptar, vdisnin nga keq-ushqyerja). Ishte po ky vit, kur Pol Potit, i erdhi rasti ‘fatlum’ që pas 183 vitesh nga Revolucioni Francez, të praktikonte në popullin e tij, idenë e ‘’Vitit Zero’’, që do të thotë se: “Historia, kultura, dhe traditat e një populli, apo kombi, para “Vitit Zero’’, duhej të konsideroheshin të pavlefshme, e kështu, duhej që të shkatërroheshin plotësisht dhe të zëvendësoheshin, që në themel, me një kulturë të re revolucionare. Pra, Pol Poti, (një nga adhuruesit më të zellshëm të mega-diktatorit kriminel, Enver Hoxha), e quajti vitin 1975, si “Viti Zero’’ për Kamboxhian. E quajti këtë vit, edhe si agim, apo lindje të një jete të re, ku s’do të kishte familje, s’do të kishte sedimente/ndjenja njerëzore, s’do të kishte shprehi dashurie, apo pikëllim/keqardhje, s’do të kishte libra, s’do të kishte pushime vjetore, s’do të kishte muzikë, s’do të kishte para, s’do të kishte postë. Por do të kishte vetëm punë dhe vdekje. Dhe afërsisht, kështu ndodhi, – përveç krimeve të tjera, rreth 3 milion njerëz u pushkatuan, megjithatë, mund të themi se, ashtu si edhe në Shqipëri, edhe në Kamboxhia, s’ka një dokumentim të plotë, dhe të besueshëm, për numrin e të pushkatuarve, të zhdukurve, apo të mbyturve, në birucat e hetuesisë, apo burgjet e shumta. Për ata që duan të dinë më shumë rreth krimeve të Pol Potit, ju rekomandoj të ndiqni dokumentarin e John Pilger, me titull ‘’Year Zero”: The Silent Death of Cambodia, -ku do të shihni mjaft ngjajshmëri në mes dy sistemeve dhe vuajtjeve ç’njerëzore, që ata i ofruan popujve të tyre. Me historinë e Revolucionit Francez, lidhet edhe koncepti: ‘’Të Majtë,’’ dhe ‘’Të Djathtë’,’ nga ku ka pjellë edhe ‘’Dreqi i Kuq’’, -Komunizmi-.
Po si lindi ky koncept? Në verën e vitit 1789, kur Revolucioni Francez fitoi fuqi, revolucionarët e egërsuar, më 14 korrik, 1789, sulmuan fortesën e Bastisë (Bastille), ku mbaheshin edhe të burgosurit politik, në Paris. Kështu u mblodh Asambleja Nacionale, me atributet e një qeverie revolucionare, me qëllimin e saj kryesor: -shkruarjen e Kushtetutës së Re. Njëherësh, një nga problemet e tjera kryesore, të kësaj asambleje, ishte edhe debatimi, se sa fuqi, duhej të kishte mbreti i Francës! A duhej, t‘i lihej atij e drejta e një veto absolute? Gjatë zhvillimit të këtij debati, ata që mendonin se Mbreti duhej të kishte një veto absolute, u ulën në të djathtën e presidentit të asamblesë, ndërsa, ata që kishin pikpamje më rradikale, pra që mendonin se mbreti s’duhej të kishte një veto absolute, u ulën në të majtë, të presidentit. Pra, ata që dëshironin të qëndronin më afër traditave, (vlerave konservative), u ulën në të djathtë, ndërsa ata që deshironin ndryshime ‘’progresive,’’ u ulën në të majtë. Revolucioni Francez, i kishte tërhequr shumë, edhe bolshevikët, të cilët, çdo ditë e më shumë po bëheshin të ndërgjegjshëm për të ndjekur trashëgiminë e këtij revolucioni, për ta ngritur atë, në nivele edhe më të larta.
“Dukshëm, në vendin tonë, rolin e Pol Potit, jua kanë ngarkuar disa përfaqësuesve të medias, servile ndaj qeverisë dhe oligarkëve, që me çdo kusht, duan të zhdukin historinë e vërtetë, të rrëzimit të komunizmit, ndërtimit të demokracisë, dhe protagonistët historik, të këtyre ngjarjeve.”
Ata (bolshevikët), e panë këtë si një hap të nevojshëm në procesin historik, që mund t’i çonte në komunizëm. Kështu, për to, shprehjet ‘’Të Majtë’’ dhe “Të Djathtë’’ muarën një kuptim të ri, dhe më specifik, sidomos gjatë epokës Staliniste, ku, ata që devijuan nga linja e Partisë Komuniste, u quajtën ‘’kundërshtar të Krahut të Majtë’’, ose “njerëz të Krahut të Djathtë’’. Po kështu, ata që kishin prirje për t’u rrjeshtuar nga e Majta, përqafonin edhe Revolucionin International të Punëtorëve, ndërsa, ata me prirje nga e Djathta, dalloheshin për mbajtjen, ruajtjen, dhe mbrojtjen e disa vlerave njerëzore, si dhe ruajtjen e sedimenteve nacionale/kombëtare. Në Amerikën e sotme, ‘’e Majta’’ simbolizonon ‘Progresivismin’, ndërsa ‘’e Djathta’’ simbolizon Konservatizmin. Pra, çuditërisht, Rrevolucioni Francez, ishte shkëndia e parë, e djallëzisë njerëzore, nga ku, u frymëzuan komunistët, përfshi udhëheqësin tonë, Enver Hoxhën, i cili, jo vetëm që ndoqi me përpikmëri, mësimet e këtij revolucioni, por i bashkoi ato, me mësimet, dhe eksperiencën kriminalo-djallëzore bolsheviko-staliniste, duke e pasuruar atë, me fantazinë e tij lunetiko-sadistike, “virtyte,’’ që u bënë burim frymëzimi, për mega kriminelin e Kamboxhias, Pol Potin. Si rezultat i aktivitetit kriminal, anti-njerëzor, komunist, deri tani, janë vrarë rreth 300 milion njerëz, (vetëm në Shqipëri, mund të jenë mbi 10.000 të vrarë, apo të zhdukur, ndërsa, gjatë Revolucionit Kulturor Kinez, janë vrarë rreth 45 milion njerëz)! Nga eksperienca jetësore e shqiptarëve, mund të themi me kompetencë se Revolucioni Francez, ishte një nga udhërrëfyesit kryesorë, për të gjithë sistemin tonë komunist, pra mund të themi se për Shqipërinë, “Viti Zero,’’ filloi më 29 Nëntor, 1944, një vit i Zi, që do të zgjaste për rreth gjysëm shekulli, ku, përveç përdhunimit të jetës njerëzore dhe mendjes intelektuale, u shkatërruan traditat, kultura, besimi, morali, identiteti, edukimi, gjuha, respekti, dhe dashuria njerëzore. U shkatërrua dhimbshuria, nderimi, dhe mëshira njerëzore. Njerëzit s’guxonin të derdhnin lotë, apo t’i bënin nderimin e fundit, një të afërmi, kur vdiste, bile as tek varrezat, s’guxonte që ta përcillte. Fatkeqësisht, edhe sot nuk është ndryshe. Në vitin 2013, Shqipëria, për herë të dytë, hyri në “Vitin ZERO’’! Se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, atje, ju e dini shumë më mirë se sa unë. Por unë do të thoja se përveç të tjerave, që mund të përmblidhen shkurtimisht si Intriga të qëllimshme, dhe përfituese, alla- Soros-Rama-McGonigalliane, një luftë e karakterit Polpot-jan, ka filluar prej kohësh, dhe po vazhdon, si kundra Profesor Doktorr Sali Berisha, (si një figurë historike dhe symbol i demokracisë, ashtu dhe PD origjinale, që Ai themeloi, drejtoi dhe po drejton. Pra, sipas dëshirës së etur të karakterit Polpotjan, të disa gazetarëve, analistëve, opioninistëve dhe politikanëve, -misioni i Sali Berishës, dhe Partisë Demokratike Origjinale, paskan mbaruar!!! Dukshëm, në vendin tonë, rolin e Pol Potit, jua kanë ngarkuar disa përfaqësuesve të medias, servile ndaj qeverisë dhe oligarkëve, që me çdo kusht, duan të zhdukin historinë e vërtetë, të rrëzimit të komunizmit, ndërtimit të demokracisë, dhe protagonistët historik, të këtyre ngjarjeve.
Jam mëse i bindur se, së shpejti do të vijë një ditë, kur ju gazetar, analist, opinionist dhe politikan, që sot gëzoheni me rrezultatet e punës suaj, thellësisht të papërgjegjshme, dhe aspak të ndershme, në dëm të plotë, të interesave kombëtare, do t’ju vijë turp nga vetvetja, do t’ju vijë turp, kur ta shihni vehten si bashkpunëtor të narko-pushtetit, dhe krimit të organizuar, që e kanë kthyer Shqipërinë, në një vend të frikshëm, të trishtuar, dhe mjaft të rrezikshme për të gjithë popullin shqiptar, ku përfshiheni edhe ju, dhe familjet tuaja.
Shumë prej jush, i gëzohen faktit që çështja e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, u “mbyll’’, dhe kjo ju ka dhënë shpresë se, edhe aktiviteti kriminalo-korruptiv, i Edi Ramës, do të mbyllet gjithashtu. Por jo! Ju garantoj se tani-për tani, për hir të aferës korruptive, të vertetuar, të familjes Biden, (veçanërisht të Hanter, dhe Joe Biden), me ndërhyrjen e prokurorëve, dhe gjykatësve Soros-jan, do të qëndrojë në heshtje, (gjë që disi, favorizon përkohësisht edhe Ramën), por të jeni të sigurtë, se kjo gjendje, s’do të zgjasë shumë kohë. Nuk mund ta mbylli këtë shkrim pa përmendur karagjozllëkun e fundit megallo-manjak të Edi Ramës, ku sjellja e tij, “sfiduese’’ ndaj ambasadorit Rus, të kujtonte më së shumti, rolin e një zagari, në duart e globalistëve Soros-jan, e që s’mund ta përjashtoj aspak se, ngjarja tragjike, në Pozharan të Kosovës, të mos jetë një ‘’përshëndetje’’ e Rusisë, për Edi Ramën, e përcjellë nëpërmjet Vuçiçit. Me ketë rast, më duhet t’i kujtoj Edi Ramës, se një sjellje e edukuar, profesionale dhe diplomatike, do të bënte shumë më tepër efekt, jo vetëm në ndihmë të çështjes së Ukrainës, por do të linte një përshtypje pozitive, si në imazhin e Tij personal, ashtu dhe të Shqipërisë, dhe më parë se të krekosej, duhej që të njihej me deklaratën e fundit dhe kuptimin e saj, të bërë nga gjenerali Amerikan, Mark Milley: “Lufta e Ukrainës mund të vazhdohet, përderisa Amerika, dhe aleatët e saj janë të pasur, (“Ukrainë war can be sustained since US and allies are rich’’). Në këtë rast po sjell në vemendje të publikut shqiptar se, Amerika deri tani, ka dhënë mbi 130 miliard dollarë, ndërsa Bashkimi Europian, ka dhënë mbi 140 miliard dollarë, për të mbajtur këtë luftë të ndezur, ku sigurisht që humbësit më të mëdhej janë populli i mjerë, i Ukrainës. Në lidhje me këtë luftë, ish-Presidenti Donald Trump, me plot të drejtë dhe konfidencë, ka deklaruar se, nëse do të ri-zgjedhet, në Zgjedhjet e 2024, do ta ndalojë këtë luftë, mbrenda 24 orëve. Të nderuar bashk-atdhetarët e mi, shpresoj që së shpejti, të bashkuar, nën udhëheqjen e opozitës, të braktisni ‘’Vitin Zero’’, -e t’i ktheheni kalendarit normal, viti 2023.