Zyrtare: Etrit Berisha bëhet me skuadër të re

466
Sigal

E ardhmja e Etrit
Berishës sipas të gjitha gjasave do të jetë tek Atalanta. Këtë e konfirmon edhe
Federiko Pastorelo, agjenti i portierit shqiptar, një ndër më të rëndësishmit
në Itali.
 


“Etriti po ecën kaq
mirë, saqë jam i sigurt se Atalanta do të ushtrojë të drejtën për ta blerë në
fund të sezonit”, shpjegoi agjenti për mediat pranë klubit të Lacios.


Çmimi i kartonit të
“gardianit” kuqezi, i cili u huazua në ekipin bergamask në ditën e fundit të
merkatos verore dhe aktualisht po e merr veten pas operacionit në gju, shkon në
shtatë milionë euro.


Pjesë e operacionit
për kalimin përfundimtar të Berishës tek Atalanta mund të jetë edhe njëri mes
portierit Marko Sportielo dhe sulmuesit Alberto Paloski, të cilët mund të
shkojnë te Lacio