Presidenti Meta flet për Koferencën e Donatorëve: Fondet janë për popullin shqiptar

441
Sigal

Presidenti Ilir Meta e konsideroi një sukses për Shqipërinë konferencën e donatorëve.

Meta theksoi se mbështet çdo punë të mirë që bën dhe se tani duhet të shihet transparenca.

“Për çdo gjë të mirë që bën qeveria ka edhe përkrahjen time por transparenca u theksua fort dhe gjithë Shtetet e Bashkuara e dhanë fondin e tyre për të mbështetur transparencën. Jam gat të duartrokas kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që ka bërë. Unë kam kërkuar nga qeveria të marrë masa edhe para tërmetit.

Ajo që kam theksuar sot ka të bëjë me kapjen e të gjithë institucioneve. Zëri i Amerikës raportoi sot edhe për nivelin e korrupsionit që është thelluar krahasuar me vitet e mëparshme. Edhe për reformën në drejtësi janë dhënë 200 milion euro. Ku jemi? Kjo është shumë e rëndësishme. Banka Botërore jep kredi edhe për vendet diktatoriale. Mesazhet janë solidaritet për popullin shqiptar”,- nënvizoi Presidenti.

Presidenti tha se donacionet në Bruksel ishin mbështetje për popullin shqiptar dhe duke duartrokitur Ramën ka thënë se ka për detyrë t’i çojë tek qytetarët e prekur nga tërmeti.

”Nuk kam asnjë koment vetëm një duartrokitje për vendet që mbështetën sot Shqipërinë. Të punohet që këto euro të shkojnë për qytetarët në nevojë dhe të mbyllet kjo dramë. Unë mendoj se kjo është një mbështetje ndaj popullit shqiptar dhe Rama e ka për detyrë që këto fonde të shkojnë tek qytetarët. SHBA gjithë fondin e saj e çoi për transparencën. Nuk më intereson, më intereson se këto ndihma të shkojnë tek qytetarët shqiptarë. Pastaj këto janë për analizë të forcave politikë. Jam gati të duartrokas për kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që kanë bërë. Aty bënë thirrje për transparencë sepse ato fonde janë për popullin shqiptar, as për Presidentin as për kryeministrin. Është bërë një punë e madhe në këtë drejtim dhe nuk kam pse të jem ironik për diçka që e besoj”- tha Meta.