Dogjën flamujt e Serbisë në Bulevard, Gjykata liron dy të akuzuarit, vendos ‘detyrim paraqitje’

228
Sigal

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy personat e arrestuar për djegien e flamurit serb në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Astrit Cara dhe Besnik Balani akuzohen për “Nxitje të urrejtjes” dhe “Poshtërim i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Kujtojmë se në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ata morën flamujt serb nga shtyllat para kryeministrisë për t’i vënë flakën.

Protesta u zhvillua ma 20 dhjetor kundër vizitës së Presidentit të Serbisë në Tiranë, Aleksandër Vuçiç.