Sigal

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) bën me dije se sot pasdite dhe nesër pritet rrezik për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Ndërsa më pak të rrezikuar janë Dibra, Elbasani, Berati dhe Vlora.

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim). Rreziku do t? jet? m? i lart? gjat? ditës s? sotme.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 33 °C, në vendet e ulëta: 22 / 35 °C dhe në vendet malore: 15 / 29 °C.

Njoftimi i plotë i IGJEUM

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) pritet rrezik “I MODERUAR” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë ndërsa në qarqet Kukës, Korçë dhe Gjirokastër “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim). Rreziku do t? jet? m? i lart? gjat? ditës s? sotme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 01) dhe nesër (e enjte, dt. 02) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C

në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.