Ish-ministri i Ekonomisë, Malaj: Shuma e mbledhur i ka tejkaluar pritshmëritë

449
Sigal

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj e ka vlerësuar si një mesazh shumë pozitiv Konferencën e Donatorëve që u zhvillua në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë, çka sipas tij nxjerr në pah pjesën më të mirë të solidaritetit.

Malaj u shpreh i habitur për shumën e dhuruar në formë granti apo huaje nga shtetet.

“Shuma e mbledhur ka tejkaluar pritshmëritë edhe të qeverisë shqiptare, edhe të Bashkimit Evropian si organizator i kësaj konference donatorësh,” tha z. Malaj.

“Problemi duhet parë që nga shifrat e premtuara cilat janë procedurat. Dhe unë do të dëshiroja shumë që… të kishte një kalendar kur kjo do të bëhej efektive,” shtoi ish-ministri.

Sipas Malajt qeveria shqiptare me rialokim duhet të futet aty ku është pjesa e rindërtimit sa më shpejt.

“Për ta ushqyer ekonominë që të ecë duhet injektuar para në ekonomi, ndaj disa projekte duhet të fillojnë në mënyrë më të shpejtë,” komentoi z. Malaj.

Teksa iu referua shifrës prej 65 mln euro të dhuruar nga Italia për Shqipërinë, z. Malaj risolli në vëmendje se Italia është partneri më i ngushtë strategjik i Shqipërisë që nga viti 1990 me operacioni e famshëm ‘Pelikani’ kur Shqipëria ishte në krizë për bukë.

“E gjithë ndihma ka qenë pjesa e më e madhe grant dhe pjesa tjetër me fonde shumë të buta. Vite më parë Italia na e fali borxhin por tha jepni programe zhvillimi. Shifra është kaq e madhe, më e madhe se Gjermani duke pasur parasysh zhvillimin e kësaj të fundit, është një gjë e mençur për një partner strategjik, jep një mesazh politike. Janë të parët që gjenden pranë gjithmonë”, përmbylli ai.