Aksident në Tiranë, makina tenton të shtypë nënën me fëmijën, i riu i del përpara

481
Sigal

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident tek bulevardi i ri i në Yzberisht, Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Raportohet se një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

Në këtë moment bëhet me dije se kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes.

Ai është transportuar me urgjencë në spital ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.