Presidenti Begaj pret në zyrë kreun e Prezencës së OSBE: Bashkëpunimi do të vijojë dhe në të ardhmen

52
Sigal

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takim kryetarin e ri të  Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran.

Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-s ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen së një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Kujtojmë se diplomati francez, Michel Tarran, ka marrë detyrën si Kryetar i ri i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, në muajin maj të këtij viti.

Ai ka zëvendësuar Clarisse Pasztory, e cila mbante përkohësisht detyrën e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory.