Emrat/ Operacioni “Nomada”, ja kush janë 26 të arrestuarit me urdhër të SPAK

63
Sigal

Policia ka arrestuar 26 persona, nga 31 që ishin nën hetim, në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga SPAK, kundër një grupi kriminal, që përmes dokumenteve të falsifikuara, përfshi edhe vizat, siguronte kalimin e personave të ndryshëm drejt SHBA dhe Kanadasë.

Hetimet, sipas SPAK, janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle dhe ato të Kosovës, ndërsa nën hetim ishin 31 persona, si organizatorë apo pjesëtarë të grupit kriminal.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur për BalkanWeb emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Nomada”.

  1. Bashkim Sula
  2. Njazi Ademaj
  3. Fitim Rama
  4. Ylli Brahimaj
  5. Gridi Elezi
  6. Rrezart Domi
  7. Osman Luca
  8. Artur Mici
  9. Arsen Caka
  10. Adrian Mema
  11. Maksim Domi
  12. Jugert Gashi
  13. Emiljan Marashi
  14. Roland Islamaj
  15. Behar Rexha
  16. Deila Qama
  17. Arnold Shahu
  18. Ylli Çaushaj
  19. Eriola Spaho
  20. Murat Gjuniku
  21. Bardhyl Imeri
  22. Bajram Xhaja
  23. Fatmir Stankova
  24. Arben Rushiti
  25. Leonardo Lama
  26. Xhelil Alla

Lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Po konsolidohet çdo ditë sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera kriminale. Mirënjohje çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që po ngre lart vlerat e uniformës dhe po respekton betimin ndaj flamurit, ligjit dhe qytetarëve. Operacioni “NOMADA” ishte një sukses i plotë”, shprehet Balla.