“President mos u tërhiq se dhe jetën e jap për ju”, Meta i përgjigjet komentuesit: Në 2 mars të gjithë kuqezi

458
Sigal

Përplasjet mes Presidentit Ilir Meta e maxhorancës vijojnë, ndërsa Kreu i Shtetit ka ftuar shqiptarët të mblidhen më 2 mars për të mbrojtur Kushtetutën, e cila sipas tij, po shkelet qëllimisht nga shumica në parlament.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur një komentuesi në facebook, i cili i shkruan që të mos tërhiqet nga aksioni i tij.

“President mos na zhgënje, mos u tërhiq se edhe jetën e jap për ju!”-  shkruan komentuesi, ndërsa Presidenti i shkruan se e pret më 2 mars “me qetësi dhe dashur për besëlidhje”.

“I dashur Anton! E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!”, i përgjigjet Presidenti.