Inflacioni në korrik 3.4%! Perimet rriten në kulmin e prodhimit, shtrenjtohen me 10%!

Inflacioni në korrik arriti në 3.4%, niveli më i lartë që prej janarit 2024. Shtrenjtimi në muajin e kaluar u udhëhoq kryesisht nga çmimet e larta të ushqimeve sidomos të perimeve, si dhe rritja e kostove të karburanteve. Në të njëjtën kohë, sezoni turistik ka shtuar presionin mbi akomodimin dhe qiratë, duke i bërë veçanërisht më të kushtueshme qëndrimet turistike.

Me të njëjtën shumë parash shqiptarët po blejnë më pak ushqime apo mallra të tjera. Kostot e jetesës u rritën edhe më shumë në korrik thotë INSTAT pas inflacionit arriti në 3.4%, shifra më e lartë në 2 vite e gjysmë.

Sigal

Ushqimet kryesojnë me ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit me 1.18%, praktikisht gati 50% e inflacionit vjen si rezultat i shtrenjtimit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike.

Pas tyre renditen shpenzimet për qira, ujë, energji elektrike, me 0.83 pikë përqindje ku peshën më të madhe prej muajsh në këtë grup vijon ta mbajë shtrenjtimi i qirave të apartamenteve. Grupi i tretë transporti me kontribut në inflacion me 0.52 pikë përqindje, për shkak se u përshkallëzuan tensionet në Lindjen e Mesme, e për pasojë u rritën më tej çmimet e hidrokarbureve.