Gushti shton turistët, fluks i lartë në Vlorë/ Mbi 3500 turistë hynë në fundjavë në Portin e Vlorës

Gushti ka shtuar numrin e turistëve që  zgjedhin të pushojnë në Shqipëri.

Porti i Vlorës po përballet me  fluks  lëvizjesh.  Vetëm  në  fundjavë erdhën në  vendin tonë mbi  3 mijë e 500 persona duke shënuar numrin më të lartë të udhëtarëve gjatë javëve të fundit.

Sigal

Përveç  emigrantëve që kthehen pranë familjeve    të shumtë janë dhe të huajt.

Të hënën dy tragete  me rreth 1500 persona janë planifikuar të udhëtojnë nga Italia në Vlorë. Për të  përballuar  fluksin autorietet kanë shtuar masat në  port.

Në portin e Vlorës do të punohet më  kapacitete të   përforcuara deri në mesin e shtatorit.