Ina Zhupa: Më 25 prill merr fund çdo lloj abuzimi me fondet publike.

185
Sigal

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi vazhdojnë përballjen në gjykatën e Tiranës me qeverinë, që e kanë akuzuar se financon me miliona euro inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston, nuk djeg asgjë.

Zhupa tregoi se sot ishin në një përballje gjyqësore me inceneratorim të Tiranës si dy përfaqësues politikë të Partisë Demokratike që kanë denoncuar me fakte dhe prova,  edhe nga landfilli i Sharrës dhe inceneratori i Tiranës, sesi është abuzuar me fondet publike, si është bërë korrupsioni shtetëror, sesi janë dhënë miliona euro pronarëve qe fshihen ne ofshore dhe sesi prona publike e shqiptarëve keqpërdorohet.

Fjala e plotë e Ina Zhupës: 

Sot ishim në një përballje gjyqësore me inceneratorim të Tiranës si dy përfaqësues politikë të Partisë Demokratike që kemi denoncuar me fakte dhe prova, siç ju i keni ndjekur edhe nga landfilli i Sharrës dhe inceneratori i Tiranës, sesi është abuzuar me fondet publike, si është bërë korrupsioni shtetëror, sesi janë dhënë miliona euro pronarëve qё fshihen nё ofshore dhe sesi prona publike e shqiptarëve keqpërdorohet.

Sot jemi 4 vjet pasi ёshtё dhёnё koncesioni i inceneratorëve tё Tiranës dhe ende vazhdon procesi i shpronësimeve qё e bёn shteti pёr njё privat. Miliona euro janë dhёnё deri mё sot pёr njё incenerator qё nuk ekziston. Ne mund tё shkojmë sё bashku nё çdo moment, jemi tё hapur, i thamë dhe gjykatës ne mund tё shkojmë ta vërtetojmë se atje nuk digjet asgjё.

Ne paguajmë njё shërbim qё nuk e marrim, nga njё shërbim publik qё ishte Sharra dhe landfilli i Sharrës brenda natës u kthye nё njё monopol privat dhe u 100- fishuan çmimet dhe e paguajnë qytetarët e Tiranës.

Deri më sot ne kemi paguar 23 milion euro për një inceneratori që nuk ekziston dhe pastaj jemi të detyruar të vijmë këtu dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë, për të treguar që akuzat tona janë të drejta.

Partia Demokratike ka bërë dhe një padi në SPAK ku ka denoncuar me fakte dhe prova se kush janë shkeljet ligjore dhe çfarë besojmë ne se është e drejta për qytetarët shqiptarë për t’i dhënë fund një herë e mirë këtyre abuzimeve që i tregojnë fare qartë dhe raportet ndërkombëtare.

Po ta keni lexuar dje raporti i departamentit Amerikan të shtetit thotë: Shqipëria është parajsë e pastrimit të parave të pista, të parave ofshore dhe të parave që nuk dihet kush i merr dhe kë i ka nga mbrapa. Ne do të jemi përballë mafies së inceneratorëve. Gjithmonë na kanë përballë, nuk trembemi nga gjyqet, nuk trembemi nga shantazhet.

Më 25 prill merr fund çdo lloj abuzimi me fondet publike.