Bylykbashi: Basha u shkarkua më 11 dhjetor! Gjykata po merr kohë se kështu do Rama

171
Sigal

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, deklaroi në një emision se Lulzim Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe ky është një fakt i padiskutueshëm.

Bylykbashi tha se tashmë Bashës i kanë dalë kundër edhe deputetët e tjerë të cilët i kërkojnë dorëheqjen. Ndër të tjera Bylykbashi tha se Gjykata po merr kohë për ligjshmërinë e statutit të PD për t’i dhënë më shumë kohë Bashës se kështu do Rama.

“Gjykata ka marrë kohë për t’i dhënë më shumë kohë Bashës se kështu do Rama. I duhet Ramës Lulzim Basha në atë karrige. Logoja dhe të tjera kanë ndryshuar, edhe statuti. Kuvendi nuk i ka dhënë kohë dhe as ultimatume Bashës, e ka shkarkuar. Anëtarësia nuk i ka dhënë kohë Bashës me referendum 44 mijë anëtarë dolën votuan, 43 mijë e shkarkuan.“-tha Bylykbashi.