Agjencia Evropiane e Barnave fillon vlerësimin paraprak për vaksinën ruse Sputnik V

221
Sigal

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka filluar vlerësimin paraprak për vaksinën ruse kundër COVID, Sputnik V.

“Sipas punimeve, vaksina duke nxitur prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune siguron mbrojtje kundër COVID-19. Vlerësimi i EMA-s do të vazhdojnë deri në ardhjen e të gjitha provave shkencore të nevojshme për kryerjen e aplikimit të miratimit zyrtar për përdorimin e vaksinës në BE”, thuhet në deklaratë.

Vaksina Sputnik V përmban dy adenovire të ndryshme të modifikuara dhe të ndarë në dy doza.

Pavarësisht se Europa nuk e ka miratuar ende përdorimin e kësaj vaksine, doza të Sputnik V janë porositur nga disa vende tashmë.