Ish-presidenti Trump hap kompani të re mediatike dhe platformë sociale

167
Sigal

Ish -presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se po hap një kompani mediatike me një platformë mediash sociale.

Zoti Trump e bëri njoftimin në një deklaratë për shtyp nëntë muaj pasi Tëitter dhe Facebook e ndaluan atë nga platformat e tyre për shkak të nxitjes së kryengritjes ndaj Kapitolit më 6 janar.

Ish-presidenti tha se po krijon Grupin Trump për Media dhe Teknologji dhe aplikacionin “Truth Social” për të rivalizuar kompanitë e mëdha teknologjike që i kanë mohuar atij qasjen tek miliona vetë.

Kompania tha se aplikacioni i saj pritet të prezantohet këtë muaj dhe në fillim të vitit të ardhshëm të hidhet në qarkullim në shkallë vendi. Kompania tha gjithashtu se do të krijojë një shërbim televiziv me abonim me lajme, podkaste dhe programe argëtuese.

“DËA”, një firmë me qendër në Majami, mblodhi 287.5 milionë dollarë në një ofertë publike fillestare më 8 shtator për të financuar kompaninë e re.