Çmimet e larta/ Meta: Zgjidhja nuk është lëmosha e qeverisë!

90
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon qeverinë se nuk po ndihmon qytetarët me paketat e saj të ndihmës ekonomike.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se qytetarët po përballen me çmimet më të larta në rajon, ndërsa zgjidhja nuk është lëmosha e qeverisë përmes paketave mashtruese.

Sipas Metës, qeveria ka prioritet klientët e saj për aferat korruptive.

Postimi i Ilir Metës:

Shqipëria ka nivelin më të lartë të inflacionit prej dy dekadash, ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me çmimet më të larta në të gjithë rajonin. Zgjidhja nuk është lëmosha e Qeverisë nëpërmjet paketave të saj mashtruese. Kjo Qeveri nuk ka prioritet qytetarët, por klientët e saj të aferave korruptive!