Zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen? Deklarata e fortë: Këtu do jemi, pas një viti do mbahen Zgjedhje prapë

547
Sigal

Kandidati për deputet i PD, Mark Marku ka zbuluar se PD po punon për të publikuar një dosje që e cilëson “të pabesueshme” në lidhje me blerjen e votave nga kandidatë të PS dhe LSI.

Mark Marku: Nuk do t'i njohim kurrë këto zgjedhje - Rilindja Demokratike

Teksa hodhi ak uza për LSI, Bolino i kujtoi se është aleati i tyre ndërsa Marku i bëri të qartë se është pas zgjedhjeve. Ndër të tjera, shtoi se për 1 vit do të ketë zgjedhjeve të tjera dhe shpesh herë ka deklaruar se nuk do i njohin këto zgjedhje.

Mark Marku: PD po punon dhe shumë shpejt ka për të dërguar një dosje të pabesueshme të fakteve. Për zgjedhjet e mëparshme , i nxori BILD-i. Sapo ti përgatisim do i nxjerrim. Herën e parë është vërtetuar se janë vjedhur, herën e dytë do të përgatisim dosje të paparë me dëshmi se si janë blerë votat shtëpi më shtëpi nga kandidatë të PS, të LSI dhe ky është fakt.

Carlo Bolino: Edhe LSI, aleati juaj?

Mark Marku: Aleati jonë pas zgjedhjeve. Zotëri të them mos të ndërhysh. Unë si të duash të kthehem… Duhet të merret vendimi, ta zëmë e dëshmojmë se janë vje dhur zgjedhjet. Beni thotë pse nuk e mbrojtët votën? Të krijojmë komision paralel? Ju thoni ata janë përfshirë direkt në procesin e vjedhjes së zgjedhjeve? Gjykata paralele, prokurori e polici? E treta, je qytetar, si mendon janë manipuluar apo jo?

Arben Ristani: Të gjitha këto ishin të ditura, nuk prisnim që Rama nuk do të manipulonte zgjedhjet. Masa e manipulimit është e atyre që e përcaktojnë. Fakti është që kemi humbur votën, 4 vjetët e ardhshme do jenë në opozitë. Mark Marku: Për 1 vit do të ketë zgjedhje të tjera, maksimumi. Pyetjes time nuk iu përgjigje.