Prof. Artan Fuga: Edhe një herë për konceptin e kohës dhe fushatën elektorale

Sa herë ndryshon ora më kujtohet një histori e viteve ’70 që ma ka treguar miku im Qenan K.

Një zonjë nga komuniteti gipsi po fshinte bulevardin ditën e djelë, në mëngjes herët, atë ditë ora kishte shkuar 60 minuta përpara.

Sigal

Një burrë që kalonte aty pari i tha:

O Dije, a është e vërtetë se ka ndryshuar ora?

Dija u përgjigj:

Çfarë nuk ndodh m’i të keqen!

Këta po ndryshojnë stacionin e autobuzit, jo më orën, që nuk e kanë për gjë!

Po ta shohësh hollë – hollë, Dija ka pasur të drejtë.

Çfarë është ndryshimi i orës? Lëviz akrepin e madh të orës së dorës dhe çoje një rrotullim më përpara ose më pas! Kaq!

Mirëpo, kandidatë për deputetë që po na lodhin veshët për zotësitë e tyre duke bërë fushatë elektorale prej mburravecësh me parrullën se “Unë bëj këtë, unë bëj atë”, që për ndryshimin e orës do të thoshin:

E shihni sa i zoti jam, arrij të përshpejtojë edhe rrotullimin e Tokës për ju!

Ja prova: Orët tuaja tregojnë sot, tani, se është ora 7:12, ndërkohë në fakt duhet t’i ndryshoni, se ora e vërtetë është 8:12!

Unë ndryshoj edhe lëvizjen e Tokës, jo më stacionet e autobuzit!