Në diten e shenjte të Fiter Bajramit banorët përreth sheshit Shopen, Libri Universitar, blloku Presidencial, shijojnë tmerrin e krijuar nga zhurmat e makinave të një aktiviteti qe zhvillohet te sheshi N.Tereza. Edhe here të tjera ka pasur kritika për këto aktivitete kulturore që kryhen në vend të papërshtatshëm. Ndotja akustike, tymërat, era e gomave, muzika tepër e lartë, shpejtësia e makinave, bllokim i neveritur i trafikut nëpër lagje duke sjellë konflikte për parkimet, të gjitha në qendër të kryeqytetit është një planifikim absurd i Bashkisë së Tiranës. Këto aktivitete ku prioritet është propoganda, fitimi, ku nuk merret në konsideratë cënimi i qetësisë dhe sigurisë së komunitetit, nuk sjellin asnjë efekt të edukimit, përkundrazi kthehen në burime të një energjie negative të reagimit të njerëzve. Pse duhet që aktivitete të tilla masive të bëhen në qendër të qytetit dhe jo në periferi ose pista të caktuara për këte qëllim ? Deri kur kështu ku në qendër të jetë njeriu dhe jo komercializmi ?Gëzuar festën e Fiter Barjamit, shëndet e begati për gjithë njerëzimin.



















